Aktualitet

FOTOLAJM/ E pazakontë në Roskovec! Qyteti "fluturon" në kohë... pritet të hyjë në vitin 2206

Sipas fotos që po bën xhiro në rrjetet sociale, bashkia ka vendosur simbolikën e Vitit të Ri në një mënyrë të çuditshme, duke krijuar përshtypjen se po përgatitet për vitin 2206 dhe jo për ndërrimin e vitit aktual.

16 Dhjetor 2025, 16:22 Nga M.L

FOTOLAJM/ E pazakontë në Roskovec! Qyteti "fluturon" në

FIER- Një pamje jo e zakonshme nga Roskoveci ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur komente në rrjet. Qyteti nën drejtimin e kryebashkiakes së PS-së, Majlinda Bufi, duket se ka “paraprirë” kalendarin me dekorimet festive.

Sipas fotos që po bën xhiro në rrjetet sociale, bashkia ka vendosur simbolikën e Vitit të Ri në një mënyrë të çuditshme, duke krijuar përshtypjen se po përgatitet për vitin 2206 dhe jo për ndërrimin e vitit aktual.

Në dekorin festiv, shifrat janë vendosur gabimisht, ku vendet e tyre janë ndërruar, duke e shndërruar një zbukurim të thjeshtë në një detaj që ka shkaktuar reagime ironike dhe humor në publik. 

majlinda bufi

Sondazh

Poll