Aktualitet

Plagosja e 'Gucci-t' / Reagon Policia e Durrësit: Identifikohet autori

Uniformat blu bëjnë me dije se, 33-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar nga spitali dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

16 Dhjetor 2025, 13:32 Nga D.S

Plagosja e 'Gucci-t' / Reagon Policia e Durrësit: Identifikohet

DURRËS-  Policia e Durrësit ka reaguar me një njoftim zyrtar rreth plagosjes me armë zjarri të Fabion Kuçi, 33-vjeçarit i njohur në rrjetin e Tiktok-ut si 'Gucci'. Uniformat blu bëjnë me dije se, pasi ka marrë ndihmën mjekësore, Kuçi është larguar nga spitali dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas tyre, shërbimet e policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes por inicialet nuk mund të bëhen publike për shkak se cënon vijueshmërinë e hetimeve. Policia gjithashtu njofton se një grup i posaçëm hetimor po punon për kapjen e autorit si dhe për të zbardhur çështjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

"Informacion paraprak /Më datë 15.12.2025, rreth orës 23:40, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 9, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, shtetasi F. K., 33 vjeç, i cili ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.  Shërbimet e Policisë kanë identifikuar autorin e plagosjes, gjenealitetet e të cilit nuk bëhen të njohura, për të mos cenuar vijimin e hetimeve. Punohet intensivisht për kapjen e autorit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit."/Dosja.al

fabion kuçi durres gucci

Sondazh

Poll