Aktualitet

Aksioni i SPAK në tenderat e AKSH-it/ Gazetari Ferdinand Dervishi: Kur shteti i Ramës kap fundin

Me anë të një postimi në Facebook, Dervishi shkruan se detajet e sotshme në lidhje me këtë tregojnë se shteti i Ramës ka kapur fundin. 

16 Dhjetor 2025, 13:59 Nga I.A
Aksioni i SPAK në tenderat e AKSH-it/ Gazetari Ferdinand Dervishi: Kur
Ferdinand Dervishi

TIRANË- Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar aksionin e sotshëm të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me tenderat e AKSH-it. Me anë të një postimi në Facebook, Dervishi shkruan se detajet e sotshme në lidhje me këtë tregojnë se shteti i Ramës ka kapur fundin. 

Më tej ai ka renditur listën e tenderave të dyshimtë që janë marrë nga Soft & Solution i Ermal Beqirajt si dhe EA Solution i Ergys Agasit. 

Postimi i Plotë:

Kur shteti i Ramës kap fundin. Gojët e liga të gazetarëve po raportojnë se Ergys Agasi - Administratori i KM për pjesën e bandave, me ndihmën e strukturave të Policisë së Shtetit, akuzohet të ketë marrë peng biznesmenin Gerond Meçe, një rival në garën për tenderat e AKSHI-t (familjes).

Gojët e liga thonë se biznesmeni është është kërcënuar që të tërhiqej nga të gjithë procedurat e tendereve të AKSHI-t.
Pasqyra e tenderave të dy viteve të fundit e vërteton.

Lista e tenderave të dyshimtë
1-Platforma e ndërveprimit 2.0 ~7.6 milione euro. Fitues: Soft & Solution, EA Solution, Fasttech.
2-Përmirësimi i sistemit të gjendjes civile ~3.2 milione euro. Fitues: Soft & Solution.
3-e-Albania 2.0 + Open Data ~16 milione euro. Fitues: Soft & Solution, EA Solution.
4-Infrastrukturë për sigurinë kibernetike ~2.8 milione euro. Fitues: EA Solution.
5-Sistemi i menaxhimit të dokumenteve digjitale ~1.5 milione euro. Fitues: EA Solution, Soft & Solution.
---------------------
“EA solution” kompania e Ergys Agasit (themeluar 2023)
“Soft&Solution”, kompania e Ermal Beqirit (mik i Agasit)

ferdinand dervishi spak akshi

Sondazh

Poll