Aktualitet

Ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit/ Policia: Arrestohen pronari, punonjësi dhe administratori i lokalit

U kapën në flagrancë pronari dhe punonjësi me iniciale, B.H. 41-vjeç, R.K. 21-vjeç si dhe administratori i lokalit E.G. 26-vjeç.

16 Dhjetor 2025, 12:53 Nga DOSJA

Ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit/ Policia: ArrestohenUshtronin aktivitetin e lojërave të fatit/ Policia: Arrestohen

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë pranga 3 persona nën akuzën e organizimit të kundëligjshëm të lojrave të fatit. U kapën në flagrancë pronari dhe punonjësi me iniciale, B.H. 41-vjeç, R.K. 21-vjeç si dhe administratori i lokalit E.G. 26-vjeç. Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 persona të tjerë, njëri prej tyre i mitur, të cilët u kapën duke vënë baste sportive. 

Uniformat blu sekuestruan gjithsej, 3 celularë, 3 skedina dhe 2 priterë. Ndërkohë që bëhet me dije se, kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë

"Tiranë/Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Arrestohen 3 shtetas, përkatësisht pronar, administrator dhe punonjës, në këto lokale. Procedohen penalisht 2 shtetas që u kapën në flagrancë, duke vënë baste sportive (njëri prej tyre, i mitur).Sekuestrohen 3 celularë, 3 skedina dhe 2 printerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale, viheshin baste sportive, me celularë. Për këtë veprimtari u arrestuan pronari dhe punonjësi në lokalin në rrugën “Niko Avrami”, shtetasit B. H., 41 vjeç dhe R. K., 21 vjeç, si dhe administratori i lokalit në rrugën “Faik Kulla”, shtetasi E. G., 26 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e lokaleve, konkretisht për një 17-vjeçar dhe për shtetasin M. L., 21 vjeç. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al

Sondazh

Poll