16 Dhjetor 2025, 15:09
Nga E.d
Foto ilustruese
SHKODËR- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër ka dërguar për gjyq katër persona. Ata akuzohen se përmes një faqeje interneti jepnin makina me qira, u merrnin paratë qytetarëve dhe më pas zhdukeshin.
Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale ‘Mashtrimi" i kryer në bashkëpunim më shumë se një herë", dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se dy nga personat e akuzuar, kanë hapur fiktivisht një faqe interneti “Autorental Tirana”, ku kanë reklamuar automjete të ndryshme për dhënie me qera.
Për të kontaktuar me personat të cilët shfaqnin interes për marrjen e këtyre automjeteve me qera, ata kanë përdorur një numër telefoni të regjistruar në emër të një personi të tretë. Pasi kanë marrë pagesat nga personat që kanë rezervuar automjetet, të pandehurit nuk ju kanë dërguar në destinacionin e kërkuar automjetet.
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit A.K., O.K. për veprën penale ‘Mashtrimi’ i kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143, paragrafi i dytë i Kodit Penal, shtetasen M.P. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190, paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe shtetasin A.K. për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, të kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190, paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të procedimit penal nr.71, të vitit 2024, rezultoi se, se të pandehurit A.K dhe O.K, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hapur fiktivisht një faqe interneti “Autorental Tirana”, ku kanë reklamuar automjete të ndryshme për dhënie me qera.
Për të kontaktuar me personat të cilët shfaqnin interes për marrjen e këtyre automjeteve me qera ata kanë përdorur një numër telefoni të regjistruar në emër të një personi të tretë dhe pasi kanë marrë pagesat nga personat që kanë rezervuar automjetet, të pandehurit nuk ju kanë dërguar në destinacionin e kërkuar automjetet.
Ndërsa e pandehura M.P, duke qenë punonjëse pranë subjektit “F.K” PF, ka dhënë numrin celular që kanë përdorur të pandehurit, duke e regjistruar në emër të një personi të tretë, i cili nuk kishte dijeni mbi këtë numër celulari.
I pandehuri A.K., është administrator i subjektit “ERGI-2012”, me objekt aktiviteti ndër të tjera “Transferta parash”, ka nënshkruar në formularët e tërheqjes së shumave të parave, në rekuizitën e “marrësi”, në emër të shtetasit A.K., të shumave të parave që persona të ndryshëm kanë dërguar tek shtetasi A.K, për marrjen e mjeteve me qira.
Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin dhe çështja penale në ngarkim të këtyre shtetasve është dërguar në Gjykatën e Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër./Dosja.al
shkodër mashtrim katër persona
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 14:54
E.d
Foto ilustruese
FRANCË- Një shqiptar është arrestuar në Francë. Ai u arrestua nga autoritetet franceze, pasi u kap duke trans...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 14:21
E.d
Foto ilustruese
ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali. Ata u arrestuan nga autoritetet italiane, pasi gjatë kontrollit t&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 14:14
Elton Qyno
Mirilinda Karçanaj
Në muajin Qershor 2025, SPAK kapi 7 copë telefona dhe Lap-Top, gjatë kontrollit të tre banesave në Tiran...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 13:49
E.d
Foto ilustruese
EKUADOR- Një shqiptar është shafqur në dosjet e bujshme të drogës në Ekuador. Bëhet fjalë p&eu...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 13:59
I.A
Ferdinand Dervishi
TIRANË- Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar aksionin e sotshëm të Prokurorisë së Posaçme n&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 13:32
D.S
DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar me një njoftim zyrtar rreth plagosjes me armë zjarri të Fabion Kuçi, 33-vjeç...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:53
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë pranga 3 persona nën akuzën e organizimit të kundëligjshëm të lojrave...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:32
D.S
Familja shqiptare
FRANCË- Ndërsa po afrohet periudha e festave, një familje e tërë vazhdon të jetojë në rrug&e...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:26
E. D
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me aksionin e SPAK, ku u lëshuan disa masa arresti mes tyre për drejtore...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:17
E. D
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa sigurie ndaj drejtueses së ...