16 Dhjetor 2025, 14:14
Nga Elton Qyno
Mirilinda Karçanaj
Në muajin Qershor 2025, SPAK kapi 7 copë telefona dhe Lap-Top, gjatë kontrollit të tre banesave në Tiranë dhe Durrës, që i përkasin Ergys Agasit, një personazhi shumë të përfolur mes biznesit, politikës shqiptare dhe Krimit të Organizuar.
Të gjitha telefonat me urgjencë u futën për ekspertim në laboratorin shkencor të SPAK, ku nga Akti-Ekspertimi, mësohet të kenë dalë mijëra mesazhe të shkëmbyera mes këtij subjekti dhe personazheve të ndryshëm të politikës, krimit dhe drejtorave të administratës, përfshirë Ergys Agasi.
Tashmë Agasi është larguar nga Shqipëria në drejtim të Dubait, ndërsa SPAK ka lëshuar një masë sigurimi "arrest në burg" për të dhe disa arreste shtëpie për Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiraj dhe zyrtarë të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Mes shumë mesazheve mësohet se ka dalë dhe drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, duke sjellë fakte të reja në atë që tashmë njihet rëndom si paracaktim i tenderave publikë tek biznesmenë klientë të qeverisë.
Hetimi i prokurorit Bledar Maksuti, (i cili tashmë ka bashkuar dy dosje të ndryshme në një procedim të vetëm), ka zbuluar përmes bisedave të konstatuara në telefona se disa nga tenderat me vlerë miliona euro janë “pilotuar” nga persona të tjerë jashtë institucionit, duke paracaktuar garën në disa praktika prokurimi.
“Pilotimi” është kryer përmes drejtueses së AKSHI-t dhe më pas kjo e fundit ka çuar direktivat tek anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët rregullonin letrat për paracaktimin si fitues të kompanisë së preferuar.
Tenderat me miliona euro të AKSHI-t, janë ndarë në tavolinë dhe në disa praktika që SPAK po heton rezulton se nuk ka pasur asnjëherë garë, por veçse “pilotim” nga jashtë. Duke u nisur nga këto prova dhe dyshime të forta të mbështetura në indicie, Mirlinda Karçanaj, tre ditë më parë u paraqit në prokurorinë e posaçme SPAK, duke dhënë shpjegime lidhur me praktikat e kryera.
Dëshmia e Karçanaj, është marrë në cilësinë e personit që ka dijeni dhe ka zgjatur për gati 3 orë. Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Karçanaj, për shkak se ky hetim po mbahet shumë hermetik nga ana e anëtarëve të grupit hetimor.
Ndërkohë lidhur me këtë rast pritet që në SPAK të paraqitet për të dëshmuar, Daniel Shima, që ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të AKSHI-t dhe një herësh në disa praktika tenderuese ka qënë kryetar apo anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Për rastin në fjalë janë marrë në pyetje dhe disa persona anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe biznesmeni Ermal Beqiri, që kontrollon kompaninë “SOFT & SOLUTION”. /Syri.net
ergys agasi ermal beqiraj mirlinda karçanaj
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 13:49
E.d
Foto ilustruese
EKUADOR- Një shqiptar është shafqur në dosjet e bujshme të drogës në Ekuador. Bëhet fjalë p&eu...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 13:59
I.A
Ferdinand Dervishi
TIRANË- Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar aksionin e sotshëm të Prokurorisë së Posaçme n&eum...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 13:32
D.S
DURRËS- Policia e Durrësit ka reaguar me një njoftim zyrtar rreth plagosjes me armë zjarri të Fabion Kuçi, 33-vjeç...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:53
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë pranga 3 persona nën akuzën e organizimit të kundëligjshëm të lojrave...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:32
D.S
Familja shqiptare
FRANCË- Ndërsa po afrohet periudha e festave, një familje e tërë vazhdon të jetojë në rrug&e...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:26
E. D
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me aksionin e SPAK, ku u lëshuan disa masa arresti mes tyre për drejtore...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:17
E. D
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me aksionin e SPAK, ku janë lëshuar masa sigurie ndaj drejtueses së ...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:02
D.S
Fabion Kuçi 'Gucci'
DURRËS- Dalin të tjera detaje në lidhje me plagosjen e Fabion Kuçit, i cili njihet në rrjet...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 12:01
E. D
JANINË- Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës ka sekuestruar një...
Aktualitet
16 Dhjetor 2025, 11:25
E. D
SPAK
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur nga operacioni i SPAK te AKSH-i, ku dhjetëra kontrolle u bënë në b...