Aktualitet

“Agasi dhe Beqiri kishin në dorë transaksionet brenda dhe jashtë vendit”/ Lala: Posedonin të dhënat me dosjet hetimore, ndikonin në ecurinë e procesit

Lala tha ndër të tjera se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara.

16 Dhjetor 2025, 12:26 Nga E. D

“Agasi dhe Beqiri kishin në dorë transaksionet brenda dhe

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja lidhur me aksionin e SPAK, ku u lëshuan disa masa arresti mes tyre për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Kërçanaj dhe biznesmenët Ermal Beqiri dhe Ergys Agasin. Lala bën me dije se dy tenderat më problematikë janë, ai për mirëmbajtjen e për thesarin e shtetit pasi ka dyshime të forta se grupi kriminal ka në dorë transaksionet bredna e jashtë vendit për të gjithë personat dhe biznesmenë.

Ndërsa tenderi i dytë problematikë është ai për administrimine dosjeve hetimore. Lala tha ndër të tjera se Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara.

Së pari është tenderi për mirëmbajtjen e thesarit të shtetit, ka dyshime të forta se grupi i strukturuar kriminal, ku bëjnë pjesë biznesmenët Agasi dhe Beqiri, kishin në dorë të gjitha të dhënat, transaksionet brenda dhe jashtë vendit për të gjitha të dhënat për shtetas shqiptarë e të huaj, kompanitë, por edhe njerëz të ekspozuar politikisht. Dhe së dyti, tenderi që lidhet me administrimin e dosjeve gjyqësore konkretisht ky grup i strukturuar kriminal, sipas SPAK, dyshohet se kishte në dorë të gjitha të dhënat që lidheshin me dosjet gjyqësore, caktimin e gjyqtarëve, por ecurinë e seancave. 

Ergys Agasi në bashkëpunim me Ermail Beqirin kanë marrë peng shtetasin Gerond Meçe, një prej biznesmenëve që fitonte më së shumti tendera në AKSH dhe pas shantazheve për disa orë me radhë e kanë detyruar të heqë dorë nga gara. Rezulton se ai më pas është tërhequr nga të gjitha tenderat në AKSH, të dhënat janë siguruar jo vetëm përmes celularëve por edhe të dhënave të marra në mënyrë indirekte e direkte nga SPAK.

Ka rezultuar se drejtoresha e AKSHI-t dhe zv.drejtoresha kanë favorizuar kompanitë e Ermal Beqirit, duke i kaluar dhjetëra tendera me vlera të konsiderueshme. Ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirajt rëndojnë akuzat e konkurrencës së paligjshme nëpërmjet dhunës, grupit të strukturuar kriminal, heqje paligjshme e lirisë, kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pastrim parash por edhe akuza të tjera.

Ndërkohë ndaj drejtoreshës së AKSHI-t dhe zv drejtoreshës, rezulton se rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në tendera kryer në bashkëpunim. Ndërkohë janë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, e baza t ndryshme me qëllim sigurim të provave të mëtejshme. Është ushtruar kontroll edhe në ambientet e biznesit të Klajdi Merkaj, i cili është arrestuar më herët në kuadër të organizatës kriminale të Franc dhe Hajdar Çopjas, që drejtohet nga dy vëllezërit. Ka dyshime të forta sipas hetuesve se përmes bizneseve të Klajdi Merkajt janë pastruar milionat e marra nga AKSH,"deklaroi Klodiana Lala./Dosja.al

klodiana lala

Sondazh

Poll