Politike

"Lavatriçja e tyre ishte njeriu i Çopjave"/ Berisha: Ergys Agasi me Ermal Beqirin kontrollonin të gjithë transaksionet e shqiptarëve

Në një deklaratë për median ai thotë se, këta të fundit kontrollonin të gjitha transaksionet dhe database-n e shqiptarëve.

16 Dhjetor 2025, 13:13 Nga DOSJA

 

"Lavatriçja e tyre ishte njeriu i Çopjave"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK ditën e sotme për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Në një deklaratë për median ai thotë se, këta të fundit kontrollonin të gjitha transaksionet dhe database-n e shqiptarëve. Sipas tij, Agasi dhe Beqiri kanë të paktën tre javë që janë arratisur nga Shqipëria. 

Ndër të tjera, Berisha shprehet se motra e Ergys Agasit, drejtoresha juridike e AKSH-it, është gjithashtu pjesë e këtij rrjeti të rrezikshëm. 

"Ergys Agasi, unë që nuk kam asnjë lloj them informacioni të veçantë, përveç atij të qytetarëve, ka të paktën tre javë që është arratisur. Ermal Beqiri është në Dubai, bashkë me Ergysin. Janë tek çunat e Dubait. Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, motra e Ergysit është drejtoresha juridike e AKSHI-t, këta janë një rrjet i rrezikshëm shumë. Është drejtoresha juridike e AKSHI-t që i rregullonte tenderat siç donte familja, nuk kishte diskutim aty. Ergys Agasi me Ermal Beqirin kontrollonin me aparaturat e tyre të gjithë transaksionet e shqiptarëve. Pra, kishin të gjithë database-n e bankave të Shqipërisë, e transfertave të Shqipërisë, dhe i kontrollonin të gjitha këto. Paratë, që plaçkisnin në AKSHI, Ergys Agasi, Armand Frangu, Ermal Beqirin, përdornin si lavatriçe një bashkëpunëtor të Çopjave, një Francin direkt, por atë që ishte ngjitur me të. Kjo është e vërteta."/Dosja.al

Sondazh

Poll