Politike

Berisha: Linda Rama del në regjistrime për ndërhyrjet në tendera, kompanitë e baxhanakut të Ramës kanë 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në një vit

Lideri demokrat tha se dosjen e ka pasur prokurori me mbiemrin Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta zhdukte dhe ta asgjësonte.

16 Dhjetor 2025, 12:41 Nga E.d
Berisha: Linda Rama del në regjistrime për ndërhyrjet në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sot Linda Rama del në regjistrime për ndërhyrjet në tendera. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kompanitë e baxhanakut të Ramës kanë 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në një vit. Lideri demokrat tha se dosjen e ka pasur prokurori me mbiemrin Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta zhdukte dhe ta asgjësonte.

"Para jush kam denoncuar me dhjetëra hera Armand Frangun, si njeriun që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete, nga kjo kryemafiozja e familjes, shifeni... 90 gjer në 96 përqind të të gjitha fondeve. Ky është Gerond Meçe, njeriu i cili pohon, është me regjistrim, se ABS është kompania e baxhanakut, se jo vetëm ai ndërhyn, por ndërhyn zonja Rama në përcaktimin e tenderave.

Kjo është e regjistruar. Dosjen e ka pasur prokurori me mbiemrin Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta zhdukte, ta asgjësonte. Por kur mësuan se dosja ndodhet edhe diku tjetër, e ruajtën, por nuk e asgjësuan. Ky ka histori interesante, por do ndalemi më pas. Tani, janë në një vit, 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut, B360 dhe ABS, më vonë e ndryshuar në ABSLI, me lojërat që kanë bërë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama ilnda rama

Sondazh

Poll