Politike

“Rama jep dorëheqjen, koha jote ka mbaruar”/ Lapaj njofton protestë masive më 20 dhjetor

Me sloganin “Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar”, Lapaj fton qytetarët në protestë masive.

16 Dhjetor 2025, 11:42 Nga E. D
“Rama jep dorëheqjen, koha jote ka mbaruar”/ Lapaj njofton
Adriatik Lapaj

TIRANË- Kreu i Partisë 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj ka lajmëruar mbajtjen e një proteste masive në 20 dhjetor, në orë 12.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Me sloganin “Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar”, Lapaj fton qytetarët në protestë masive.

Prej tetë ditës, Lapaj së bashku me disa qytetarë po proteston para kryeministrisë, ku këkron dorëheqjen e kryeministrit Rama. Lapaj dhe aktivistë të Shqipëria Bëhet gjatë protestës kanë pasur edhe përplasje me policinë.

"Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar," shkruan Lapaj në Facebook./Dosja.al

“Rama jep dorëheqjen, koha jote ka mbaruar”/ Lapaj njofton

 
 

adriatik lapaj

Sondazh

Poll