Politike

"Në listë nuk janë baxhanaku dhe gruaja e tij"/ Berisha: Sot janë lëshuar mandate arresti kallp për rrethin e ngushtë të Ramës!

Lideri i opozitës tha se nuk ka mandat arresti për Linda Ramën, e cila sipas tij është e implikuar direkt sipas përgjimeve ambientale në tenderat e familjes.

16 Dhjetor 2025, 12:47 Nga E.d
"Në listë nuk janë baxhanaku dhe gruaja e tij"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sot janë lëshuar mandate arresti për rrethin e ngushtë të Ramës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se në listë nuk janë baxhanaku dhe gruaja e tij. Lideri i opozitës tha se nuk ka mandat arresti për Linda Ramën, e cila sipas tij është e implikuar direkt sipas përgjimeve ambientale në tenderat e familjes.

"Sot, mediat njoftojnë se janë lëshuar një seri kallp-mandatesh arresti për rrethin më të ngushtë të Edi Ramës, Ergys Agasin, i arratisur të paktën tre javë më parë nga Shqipëria, ish-ortakun e Armand Frangut, se për Armandin, i cili është epiqendra, akoma nuk është bërë e qartë nëse është lëshuar mandat arresti apo jo, Gerond Meçen, ish-ortakun e Frangut, i cili ka dy muaj apo tre që është në arrati, pasi doli nga pengmarrja e organizuar nga Ergys Agasi me porosi të Edi Ramës dhe familjes, ka apo jo mandat arresti për Linda Ramën, e implikuar direkt sipas përgjimeve ambientale në tenderat e familjes, pra të Armand Frangut.

Dje apo pardje u informova se në kopshtin privat të Edi Ramës, ai është famëzi Ermal Beqiri, ajo është Lubia bis, Mirlinda Karçanaj, Edi Rama në mes dhe koordinatori i tij për mafien dhe të gjitha problemet e zeza, Ergys Agasi. Mungojnë aty nga zyrtarët Vlora Hyseni, e cila ka qenë e këtij enturazhi. Ky është famëzi Gerond Meçe, ortaku. Kurse ky është baxhanaku i dashur, që çonte paratë me valixhe në familje. Këta janë grupi i strukturuar kriminal, më saktë organizatë kriminale," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll