Politike

Zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit/ Meta: Kur autokrati qëllon edhe kleptokrat, vetëm vjedhje duhen pritur

Ndërsa për Reformat Zgjedhore, Meta thotë se opozita duhet të bëjë publike për qytetarët por edhe OSBE-ODIHR, variantin e saj të Reformës, e cila duhet t’i bashkojë të gjitha partitë opozitare me objektiv kryesor hapjen e listave, por mbi të gjitha lidhjen e deputetit me qytetarin direkt.

16 Dhjetor 2025, 11:28 Nga D.S
Zgjedhja e Endri Shabanit si Avokat i Popullit/ Meta: Kur autokrati qëllon
Ilir Meta

TIRANË-  Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komenton rrëmbimin e postit të Avokatit të Popullit nga Rama. Në një intervistë nga qelia për Syri.net, ai u shpreh duke thënë se kur autokrati qëllon edhe kleptokrat, vetëm vjedhje duhen pritur.

Ndërsa për Reformat Zgjedhore, Meta thotë se opozita duhet të bëjë publike për qytetarët por edhe OSBE-ODIHR, variantin e saj të Reformës, e cila duhet t’i bashkojë të gjitha partitë opozitare me objektiv kryesor hapjen e listave, por mbi të gjitha lidhjen e deputetit me qytetarin direkt. Sipas Metës këto alternativa duhen dorëzuar mazhornacës dhe pastaj të pritet reagimi i tyre. 

Pyetje dhe përgjigje nga intervista:

Rama i rrëmbeu opozitës edhe të drejtën për të patur Avokatin e Popullit. Cili është gjykimi juaj?

"Kur autokrati qëllon edhe kleptokrat, vetëm vjedhje duhen pritur edhe kur nuk i ka të domosdoshme apo të nevojshme.
Jam krenar që deputetët e Partisë së Lirisë mbështetën zonjën Adriana Kalaja, një personalitet i hekurt i mbrojtjes së interesit publik dhe luftës kundër korrupsionit. Opozitës nuk i lejohet spontaniteti në këto kushte të jashtëzakonshme që ndodhet për shkak të ballafaqimit me një regjim mafioz që investon çdo ditë për diversion e përçarje brenda opozitës. Iniciativa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit kishte rëndësi të madhe politike jo se do e shkarkonte atë, por për të denoncuar shkatërrimin e parlamentarizmit nga shumica, por kur në fund votohet nga aq pak deputetë të opozitës, është zhgënjyese. Problemi kryesor i opozitës nuk është fakti se nuk ka fuqi bllokuese, por qartësia e mesazhit, iniciativës dhe veprimit politik. Në këto 35 vite kemi dy raste kur opozita në Kuvend edhe pse në numra ishte më pak e rëndësishme se sot, por pati një impakt shumë të fuqishëm në publik. Rasti i parë grupi parlamentar i PD në 1991 dhe rasti i dytë grupi parlamentar i PS në 1992." 

A mendoni se pas rrëmbimit të Avokatit të Popullit , opozita duhet të braktisë edhe Reformën  Zgjedhore  dhe atë Administrative-Territoriale?

Së pari, unë besoj se opozita  duhet të bëjë publike për qytetarët tanë , por edhe OSBE-ODIHR, variantin e saj të Reformës Zgjedhore, e cila duhet t’i bashkojë të gjitha partitë opozitare me objektiv kryesor hapjen e listave, por mbi të gjitha lidhjen e deputetit me qytetarin direkt. Këtë projekt t’ja dorëzojë mazhorancës dhe ajo të bëjë si të dojë. Së dyti, opozita duhet të japë alternativën e saj publike edhe për reformën administrative-territoriale bazuar në kriteret ndërkombëtare dhe realitetin tonë, duke përfshirë mendimet e të gjitha partive (dhe ekspertëve). Përsëri këtë platformë t’ia dërgojë mazhorancës. Në këtë mënyrë, opozita edhe jep alternativat e saj më të mira, por edhe nuk shërben si dekor për politikën e faktit të kryer në minutën e fundit nga shumica. Këto alternativa duhet t’ia bëjë të njohura edhe BE, OSBE-ODIHR etj."/Dosja.al 

ilir meta avokati i popullit

Sondazh

Poll