Politike

"Nuk ka gazetarë që janë goditur nga paditë"/ Rama: Do të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët

Gjatë fjalës së tij në Konferencën për të Drejtën e Informimit, Rama u shpreh se prej vitesh qeveria i ka ndaluar paditë për gazetarët dhe nuk ka pasur asnjë gazetar të goditur penalisht. 

16 Dhjetor 2025, 11:05 Nga I.A
"Nuk ka gazetarë që janë goditur nga paditë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shpifja do të dekriminalizohet për gazetarët. Gjatë fjalës së tij në Konferencën për të Drejtën e Informimit, Rama u shpreh se prej vitesh qeveria i ka ndaluar paditë për gazetarët dhe nuk ka pasur asnjë gazetar të goditur penalisht. 

"Dua të them që ne ndërkohë kemi marrë një angazhim tjetër që tregon të kundërtën e asaj që thuhet nga gota gjysmë bosh, që ta dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Nuk është se ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në këto vite, as nuk ka pasur padi për gazetarët, i kemi ndaluar prej vitesh. Kjo nuk shënohet tek arsyet për tu ndjerë të lirë dhe me krahë në punë e gotës gjysmë bosh. Ne do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër që shkon tek relaksimi i situatës së gazetarëve në tërësi. Shpresoj që i adresova disa gjëra ka edhe të tjera për të diskutuar. Ne nuk jemi thjesht në kushtet kur shprehim vullnet por ne mënyrë sistematike përpiqemi që vullnetin ta materializojmë me progres”, tha Rama./Dosja.al 

edi rama

Sondazh

Poll