Politike

"Më mirë terma si gotë sesa kazan"/ Rama kapet me gazetaren: Kazani është term i vitit 2017, të ka mbetur në mendje

Ndërkohë që gazetarja Bardhi i është drejtuar se më mirë ky term sesa termi kazan mediatik.

16 Dhjetor 2025, 12:00 Nga I.A
"Më mirë terma si gotë sesa kazan"/ Rama kapet me
Edi Rama

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Eglantina Bardhi. Në Konferencën për të Drejtën e Informimit, Rama përdori term si gotë gjysëm plotë apo bosh, për t'iu referuar mediave. Ndërkohë që gazetarja Bardhi i është drejtuar se më mirë ky term sesa termi kazan mediatik. Rama iu përgjigj duke thënë se 'kazani' ishte term i vitit 2017 dhe fakti që ka mbetur në mendje tregon se ka qenë term i duhur. 

Eglantina Bardhi: Mendoj se ishit më mirë se vitet e tjera me gotë dhe jo me terma si “kazan”.

Edi Rama: Kazani është një term i vitit 2017, ngaqë ka qenë një term i duhur ju ka mbetur në mendje. Ky ka qenë edhe qëllimi që t’ju mbetet në mendje. Unë nuk e kam përmendur më, por ka mbetur në mendje. Po të pyesësh popullin shqiptar, e konfirmon edhe sot, natyrisht nuk është e gjitha kazan., Por më mirë ta mbyllim këtë tani. Një gjë që do vlente është për formulimin e nenit për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, jo për politikanët dhe jo për të zgjedhurit. Kush zgjidhet nga populli duhet të dënohet nëse shpif. Kjo është bindja jonë. Kush punon për të informuar popullin për ne të zgjedhurit duhet të shpifë pa u dënuar.

edi rama

Sondazh

Poll