Politike

Indeksi i transparencës, Rama: Shqipëria ka bërë kapërcim prej rreth 5%

Gjatë fjalës së tij në Konferencën për të Drejtën e Informimit, Rama u shpreh se për transparencën, Shqipëria është 10 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. 

16 Dhjetor 2025, 10:54 Nga I.A
Indeksi i transparencës, Rama: Shqipëria ka bërë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në indeksin e transparencës, Shqipëria ka bërë një kapërcim prej 5%. Gjatë fjalës së tij në Konferencën për të Drejtën e Informimit, Rama u shpreh se për transparencën, Shqipëria është 10 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. 

Ndërkohë që ka theksuar se po bëjnë dhe një projekt ambicioz që është “Transparent Albania”. Sipas Ramës, kjo do të lehtësonte ndërveprimet me të gjithë kërkuesit e informacionit dhe institucioneve. 

"Ndërkohë që, duke iu referuar indeksit të transparencës, Shqipëria ka bërë kapërcim prej rreth 5 përqind. Mesatarja e përgjithshme globale është 62 përqind dhe ajo rajonale 68 përqind. Shqipëria është 10 pikë përqindje mbi mesataren rajonale. Pavarësisht progresit të bërë, po të shikojmë më lart, jemi poshtë. Sa më poshtë të shohim, jemi lart. Duhet të ngremë vendin më lart. Në këtë aspekt, dua të them disa gjëra konkrete. jam dakord që qasja e hapur nuk është kërcënim. Realisht, mendoj që ngurrimi për të ndarë me këdo qoftë që i kërkon informacionet që janë fakte administrative, është absurd. Dëmton më shumë se sa mbron. Krijon edhe një sens dyshimi edhe një atmosferë konspiracioni. Këtë e kemi diskutuar edhe me komisionerin. Duhet të ketë fokus më të madh në këtë aspekt. Ne kemi shtyrë përpara edhe projektin “Transparent Albania”, është projekt ambicioz. Kjo do të lehtësonte ndërveprimet me të gjithë kërkuesit e informacionit dhe institucioneve. Kjo është e përmirësueshme. I kam bërë komisionierit një vërejtje, që është mungesa e sanksioneve për autoritetet e larta. Nëse kjo do ndodhë, do ketë ndjesi urgjence, me të cilën punon sektori i gotës gjysmë bosh. Duhen vendosur sanksione”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll