Politike

"Të angazhuar për të përmirësuar qasjen e informacionit..."/ Ambasadori i OSBE: Miratimi i ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave hap i rëndësishëm

Ambasadori theksoi se iniciativat janë përqendruar te rritja e ndërgjegjësimit dhe qasja praktika ne mbrojtjen e të dhënave dhe hetimet siç janë lidhja mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave dighitale.

16 Dhjetor 2025, 10:45 Nga E. D
"Të angazhuar për të përmirësuar qasjen e
Michel Tarran

TIRANË- Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran deklaroi se prezenca e OSBE do të angazhimin për të përmirësuar qasjen e informacionit në vend. Duke folur në Konferencën e 7-të Kombëtare për të Drejtën e Informimit, Tarran tha se miratimi i ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave në dhjetor 2024, që shënon hap përpara. 

Ambasadori theksoi se iniciativat janë përqendruar te rritja e ndërgjegjësimit dhe qasja praktika ne mbrojtjen e të dhënave dhe hetimet siç janë lidhja mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave dighitale.

“Dua të theksoj arritjet kryesore të bëra në mbrojtjen e të dhënave, miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave në dhjetor 2024, që shënon hap përpara. Ky legjislacion është i harmonizuar plotësisht me rregulloren e mbrojtjes së të dhënave të BE dhe direktivat në zbatim të saj.

Rezultati i bashkëpunimit disa vjeçar parashikohen në këtë ligj, ndërkohë që forcon edhe të drejtën e mbrojtjes së individit. Duke reflektuar për bashkëpunimin tonë, vërej një bashkëpunim të frytshëm midis pranisë së OSBE në Shqipëri dhe institucionit tuaj. Iniciativat tona janë përqendruar te rritja e ndërgjegjësimit dhe qasja praktika ne mbrojtjen e të dhënave dhe hetimet siç janë lidhja mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave dighitale.

Këtë verë ndërmorëm dy iniciativa, njëra kishte të bënte me KLD dhe tjetra me Prokurorët e përgjithshëm. Këtu dy aktivitete përmirësuan komunikimin me median dhe publikun u realizua falë përmirësimit, ushtrimeve praktike që shteruan vetëbesimin te komunikimi  me median.

Për më tepër, iniciativa ndihmojnë gjyqtarë dhe prokurorë të familjarizohen me ligjin për të drejtën e informimit dhe përgjegjësitë e tyre për të siguruar përputhshmëri. Kështu janë hedhur themelet për punë  e vitit tjetër, ku ne synojmë të zhvillojmë më tepër protokollin e KLD dhe të asistojmë në hartimin e strategjisë së komunikimit për Prokurorinë e Përgjithshme. Prania e OSBE mbetet e angazhuar të përmirësojë qasjen e informacionit,“ u shpreh ambasadori, Michel Tarra./Dosja.al

 michel tarra

Sondazh

Poll