Politike

Grida donte Shabanin për Avokat Populli? Salianji: Unë me Balliun nuk pi as kafe, s'kam asnjë kontakt! Korreshi e tha publikisht që na e ka kërkuar Flamuri

Gjatë një interviste në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Salianji mohoi çdo përfshirje në këtë çështje dhe deklaroi se nuk ka njohje personale me Shabanin. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë marrëdhënie të afërt me Klevis Balliun, aq më pak që t’i kërkojë firmën për një çështje të tillë.

15 Dhjetor 2025, 21:44 Nga m,l
Grida donte Shabanin për Avokat Populli? Salianji: Unë me Balliun nuk
Grida Duma, Ervin Salianji, Ylli Rakipi

TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi ndaj pretendimeve se ai dhe Grida Duma kishin influencuar deputetët e PD për të firmosur në favor të kandidaturës së Endri Shabanit për Avokat të Popullit. Gjatë një interviste në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Salianji mohoi çdo përfshirje në këtë çështje dhe deklaroi se nuk ka njohje personale me Shabanin. Ai shtoi gjithashtu se nuk ka asnjë marrëdhënie të afërt me Klevis Balliun, aq më pak që t’i kërkojë firmën për një çështje të tillë.

DIALOGU: 

Ylli Rakipi: Si është kjo puna e Avokatit të Popullit? Klevis Balliu tha më kërkoi Salianji të firmosja, por pastaj tha më kërkoi Ina Zhupa të firmosja...

Ervin Salianji: Nuk kam patur asnjë komunikim me zotërinë. Firma është akt individual apo kolektiv? Nuk kam fare komunikim me Endrit Shabanin. Ai zotëria (Balliu) thotë ka lobuar ky, por firmat mi kërkuan këta.

Ylli Rakipi: Cinizmi shkoi deri aty sa u tha që donte Grida të ishte Shabani Avokat i Popullit dhe u lëshua Salianji të merrte firmat...

Ervin Salianji: Zotëria që tha sot publiksiht (Balliu), unë nuk ulem me atë njeri, nuk kam asnjë kontakt. Ka njerëz në PD që nuk ulesh, nuk e kam as mik, asnjë lidhje. Përgjegjësinë për firmën e ka vet. Ai thotë më loboi ky dhe më tha ajo (Zhupa). Saimir Korreshi tha publikisht, që na e ka kërkuar shoku Flamur. Berisha ka thënë ia kanë dhënë firmën sepse ia kanë dhënë si shkëmbim për mbështetjen për Florian Binajn. Ku hyj unë këtu? Pëse unë po them disa mendime në PD, më ngarkojnë këto, edhe zgjedhjet do dali që i kam humbur unë… Po ta them, nuk kam lidhje me Avokatin e Popullit, nuk kam asnjë firmë. Mendimi im ishte të mbështeteshin Ndregjoni, Kalaja, Haluci. PD ka një çoroditje strategjike, duhet të dilte me një emër. Ne kemi çuar para tre vitesh një emër, Ledio Brahon, si mund të çojmë 15 emra tani? PD me qëndrim zyrtar, po bën luftë me Soros, si firmosin për kandidaturën që ka punuar te Soros? 

ervin salianji grida duma

Sondazh

Poll