Politike

“Zagarë”! PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga Kuvendi, Sekretariati i Etikës rrëzon kërkesën

Kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

15 Dhjetor 2025, 09:50 Nga E. D

“Zagarë”! PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga

TIRANË- Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për masa disiplinore ndaj kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Në kërkesë, PD kërkoi përjashtimin e Ballës nga seancat plenare, me pretendim se fyeu deputetët e opozitës.

Kërkesa për përjashtim u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozndo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

Seancën e kaluar, Balla iu drejtua opozitës duke iu thënë që nëse flisni për lepuj duhet të përmendin edhe zagarë.

“Njëri i bie patkoit, e tjetri gozhdës. Asnjeri nuk ka sqaruar se përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës. Dëgjova batuta, tallje, njëri fliste për lepuj, por po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Se lepurin në pritë e nxjerr zagari. Po i hytë këtij diskutimi bujrum se do t’ju lexoj unë listën”, tha Balla në seancën e kaluar./Dosja.al

sekretariati i etikës partia demokratike taulant balla

Sondazh

Poll