Politike

"Halli i përbashkët për të gjithë është Edi Rama"/ Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë: Të shporrim ata që na vjedhin miliona me një firmë

Lapaj ka kërkuar që shqiptarët t’i bashkohen revoltës kundër qeverisë dhe atyre që vjedhin miliona euro me një firmë apo me një të rënë të lapsit.

14 Dhjetor 2025, 21:24 Nga E. D
"Halli i përbashkët për të gjithë është
 Adriatik Lapaj

TIRANË- Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij po vijojnë protestën përpara Kryeministrisë prej disa ditësh. Lapaj ka kërkuar që shqiptarët t’i bashkohen revoltës kundër qeverisë dhe atyre që vjedhin miliona euro me një firmë apo me një të rënë të lapsit. Lapaj theksoi ndër të tjera se ai e nis protestën me një karrike dhe tani secili ka shkuar me karriken e tij dhe po protestojnë para kryeministrisë. 

“E patë çfarë ndodhi në Bullgari? Populli dorëzoi qeverinë të dorëhiqej. Nuk dolën brenda një jave por luftuan me muaj. Nga 5 u bënë 10, 10 mijë, e deri në dorëheqjen e qeverisë. Nuk ngelen pas edhe fermerët grekë, që kanë një javë që janë çuar për gjëra që ne nuk I konsiderojmë fare, i subvencionet. Ka ardhur koha të shporrim autokratin Rama.

Kini besim se ne mund t’ia dalim, nuk ka fuqi më të madhe se protesta e njerëzve të lirë dhe njerëzit kur bashkohen përballë atyre që na vjedhin. Të bashkojmë arsimtarët, fermerët, prindërit, të rinjtë kundër atyre që na vjedhin.

Nuk ka katolik, ortodoks e mysliman në këtë histori, njerëz me ngjyrë e pa ngjyrë, të majtë e të djathtë. Ka vetëm 2 palë, ata që me një rënë të lapsit vjedhin miliona euro, dhe ne poshtë që punojmë për të na vjedhur ata. Duhet të bëhemi bashkë për t’I shembur e për t’i shporrur”, u shpreh ai.

Ai theksoi më tej se halli i përbashkët për të gjithë është Edi Rama dhe ata do vazhdojnë të protestojnë çdo ditë para kryeministrisë./Dosja.al

 adriatik lapaj

Sondazh

Poll