Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Zv/ministrja Voda: Ende nuk kemi gjë konkrete, por besoj se shumë shpejt do arrestohet Al

13 Shkurt 2020, 06:46 Nga DOSJA
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Zv/ministrja Voda: Ende nuk kemi

Tiranë- Zv/ ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka deklaruar në emisionin “Repolitix’ se beson shumë se në një kohë të shkurtër do të mbyllet me sukses operacioni për gjetjen e trupit të Jan Prengës dhe kapjen e Altin Hajrit, që është një nga personat në kërkim. Voda theksoi se deri më tani nuk ka asnjë gjë konkrete për këtë ngjarje.

“Nëse do të kishim gjë konkrete do të ishte bërë e ditur nga policia, por më vjen mirë që si rrëmbim u zbardh, tani mbetet për të vepruar për trupin, por do të shohim. Besoj se do të mbyllet me sukses në një kohë të shkurtër edhe gjetja e trupit edhe të kërkuarin“,  tha Voda.

Ditën e djeshme Dosja.al ka publikoi foton e momentit kur trupi i Jak (Jani) Prengës nxirret nga “kështjella” e Hajrajve. Sikurse është bërë me dije nga grupi hetimor Prenga fillimisht, pasi është rrëmbyer nga Kamza është dërguar në shtëpinë e dy vëllezërve Hajri, Emiljano dhe Altin, të cilët kanë në pronësi edhe kompleksin “Golden”.

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës:

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 4 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Burime bëjnë me dije se Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin hajri jan prenga rovena voda altin hajri jan prenga rovena voda

Sondazh

Poll