Aktualitet

“Është montazh”, Çapja reagon për foton me Ramën, fut në sherr Baton Haxhiun me Artan Hoxhën: S’jemi as budallenj,

12 Shkurt 2020, 22:53 Nga DOSJA
“Është montazh”, Çapja reagon për foton me

TIRANË– Ardian Çapja pretendon se fotoja e publikuar ku ai shihet krah kryeministrit Edi Rama është modifikuar. Në një mesazh drejt gazetarit Blendi Fevziu, Çapja ka nisur një foto për ta krahasuar me atë që publikoi gazetari Artan Hoxha për të cilën pretendon se është modifikuar dhe është montazh.

“Ja ma nisi mua foton. Është modifikuar më thotë,”- u shpreh Fevziu.

“Mos u lodh me atë punë se kam unë foto boll,”– tha gazetari Artan Hoxha.

Ja, ma nisi,”– tha Fevziu dhe në ekran u shfaq fotoja, që sipas Hoxhës nuk ka asnjë ndryshim nga fotoja që ka publikuar vetë ai.

Fevziu kërkoi një mendin edhe nga Baton Haxhiu, i cili ishte në lidhje live dhe u shpreh se fotoja është retushuar.

O Baton, mos na bëj kshu muhabetesh tani. Ne s’jemi as budallenj dhe as qorra këtu. Ku është retushimi aty? Ka dalë që në miting dhe i ka dhënë dorën? Është një foto e bërë në restoring e zotërisë në fjalë. kjo historia e montazheve nuk ecën me në Shqipëri,”- tha Artan Hoxha.

“Po, po e drejtë. Nuk thashë që është montazh,”– tha Haxhiu

Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi më datë 6 shkurt një foto të kryeministrit Edi Rama me Ardian Çapjan. Në fjalën e tij në “Opinion”, Hoxha u shpreh se fotoja është bërë 3 vite më parë në resortin e Çapjas, i cili nuk është i dënuar por pasuria e familjes së tij është subjekt i anti-KÇK-së.  

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja artan hoxha edi rama fotoja e rames me ardian capjan ardian capja artan hoxha edi rama fotoja e rames me ardian capjan

Sondazh

Poll