Publikohen dokumentet origjinale për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, vetëm njëri është në gjuhën shqipe (FOTO)
12 Shkurt 2020, 22:01Nga DOSJA
TIRANË- Eros Hoxha, një koleksionit shqiptar ka treguar për herë të parë në emisionin Opinion disa dokumente historike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Bëhet fjalë për mandatet autentike, origjinale të disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë që mandatojnë të zgjedhurit e tyre për Kuvendin e Vlorës që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.
Dokumente janë në osmanishte dhe vijnë nga disa qytete. Vetëm njëri nga dokumentet, ai i Peqinit nga gjashtë dokumentet që ka Eros Hoxha është në shqip dhe në osmanishte, me firmat përkatëse dhe vulat e të gjithë parisë së qytetit të Peqinit.
Në dokument lexohet: Peqin më 20 vjeshtë e tretë 1912… “Na paria e Peqinit i japim gjithë të drejtat kryeqeveritarit të këtushëm Zotit Dervish Bej Elbasanit dhe Zotit Mahmut Ziut për me u mundue për shpëtimin e Shqipnisë si të jetë ma mirë për të”.
Po ashtu në këto foto janë mandati i Elbasanit, Peqinit, Shijakut, Tiranës si dhe dy mandate të rralla: Ohrit dhe Strugës, dy qyteteve që në atë moment ishin të pushtuara nga forcat bullgare dhe serbe.
Një tjetër dokument i përket Pejës, në atë kohë e pushtuar nga forcat serbe. Në total janë 6 dokumente origjinale, më të rrallat, që tregojnë krijimin e shtetit shqiptar.
“Shqipëria nuk e ka aktin e Pavarësisë të saj por për fat të paktën gjashtë dokumente që janë paraprirëse të aktit …Kur është shpallur Pavarësia në fillim ka qenë një sekretari që ka verifikuar të gjithë mandatet nëse janë mandate të rregullta apo jo”, tha drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu.
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se familajrët e Jani Prengës, personi që u rrëmbye dhe u vra më datë 17 janar, janë vënë në përgjim pa...
TIRANË– Klodiana Lala ka hedhur poshtë të gjitha deklaratat e Dritan Rexhepit, të akuzuar si koka e rrëmbimit të Jani Prengës, i cili u shpreh se nuk...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar lajmin për gazin lotsjellës që ishte dërguar nga Kosova në Shqipëri për t’u përdorur në protestat e opozitës. L...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala është shpehur se personat që akuzohen dhe shfaqen në pamjet e publikuara ditën e sotme duke nxjerrë trupin e Jani Prengës n...
TIRANË – Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda është shprehur se OFL-ja ka sekuestruar një listë me pasuritë e Lulzim Berishës. E ftuar në emisionin “...
TIRANË- Fotografi Feliks Bilali ka deklaruar se në Shqipëri femrën e fyejnë dhe me shikim. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Arena’ në Ora News, Bilali shp...
TIRANË– Zëvendës ministrja e Brendshmë Rovena Voda i është përgjigjur Opozitës në lidhje me pyetjen e ngritur se përse nuk hetohet apo sekuestrohet a...
ITALI-Një operacion antidroge ka vënë në pranga 6 persona në Velletri të Italisë. Gjashtë të dyshuarit, shqiptarë dhe italianë, që vepronin kryesisht në Velletr...
TIRANË– Shqipëria është zyrtarisht e anëtarësuar në Rrjetin Europian të Skuadrave për Gjetjen e Personave në Kërkim, të quajtur ndryshe si Enfast. Në...