Politike

Ngrihen tonet në selinë blu/ Noka përplaset me Salianjin në mbledhjen e Kryesisë: Po bashkëpunon me kundërshtarët. Ish-deputeti: E ke shkatërruar partinë

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Noka ka akuzuar Salianjin që po bashkëpunon me kundërshtarët e PD-së.

13 Dhjetor 2025, 15:43 Nga I.A
Ngrihen tonet në selinë blu/ Noka përplaset me Salianjin në
PD

TIRANË- Përplasje ka ndodhur gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike mes Flamur Nokës dhe Ervin Salianjit. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Noka ka akuzuar Salianjin që po bashkëpunon me kundërshtarët e PD-së.  

"Me këtë që po bën ti je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë," i ka thënë Noka-Salianjit. 

Nga ana e tij, Salianji i ka kërkuar dorëheqjen Nokës, duke e cilësuar atë përgjegjës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. 

"Jep dorëheqjen Flamur. E ke shkatërruar partinë. Avokati i Popullit është tërësisht përgjegjësi e jotja", i është drejtuar Salianji./Dosja.al

flamur noka ervin salianji

Sondazh

Poll