Politike

Pjesë e Kryesisë së PD! Salianji: Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë

Salianji theksoi se fokusimi duhet të jetë te përballja me shqetësimet e qytetarëve dhe shndërrimi i tyre në energji për protesta, duke theksuar se mënyra e duhur është veprimi i drejtpërdrejtë dhe jo vetëm tubimet përpara Kryeministrisë.

13 Dhjetor 2025, 13:56 Nga M.L
Pjesë e Kryesisë së PD! Salianji: Rruga e duhur janë
Ervin Salianji

TIRANA- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i pranishëm në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat dhe revoltat popullore kundër qeverisë. Salianji theksoi se fokusimi duhet të jetë te përballja me shqetësimet e qytetarëve dhe shndërrimi i tyre në energji për protesta, duke theksuar se mënyra e duhur është veprimi i drejtpërdrejtë dhe jo vetëm tubimet përpara Kryeministrisë.

Më tej ish-deputeti pohoi se gjithmonë ka respektuar vendimet e partisë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.

“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.

Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë”, tha Salianji./ Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll