Politike

Sali Berisha njoftoi protestë kombëtare më 22 dhjetor para Kryeministrisë, ja në çfarë ore do të zhvillohet

Kjo do të jetë protesta e parë kombëtare pas zgjedhjeve të 11 majit, pas katër foltoreve të mëparshme para Kryeministrisë, të cilat u kritikuan për pjesëmarrje të ulët.

13 Dhjetor 2025, 14:33 Nga M.L
Sali Berisha njoftoi protestë kombëtare më 22 dhjetor para
Kryesia e PD

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë se më 22 dhjetor do të zhvillohet një protestë kombëtare në Tiranë. Tubimi pritet të nisë në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Kjo do të jetë protesta e parë kombëtare pas zgjedhjeve të 11 majit, pas katër foltoreve të mëparshme para Kryeministrisë, të cilat u kritikuan për pjesëmarrje të ulët. Një nga kritikët e këtyre foltoreve ishte edhe anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji, i cili ka nisur takime me demokratët në terren, duke punuar për rifreskimin e opozitës dhe organizimin e aksionit politik.

sali berisha prtoesta kombetare e 22 dhjetorit

Sondazh

Poll