13 Dhjetor 2025, 13:46
Nga M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e protestave kombëtare më 22 dhjetor, duke theksuar se qëllimi është krijimi, sipas tij, i një qeverie teknike. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha u shpreh se protesta është e vetmja rrugë për të bërë dëgjuar zërin e qytetarëve dhe se çdo alternativë tjetër është si rrugë zjarrfikësish.
Ai shtoi se PD-ja po përballet me një zgjedhje historike, të mbetet një opozitë ndaj farsave elektorale apo të luftojë për rrëzimin e qeverisë aktuale, krijimin e një qeverie teknike dhe rikthimin e vlerësimit të qytetarëve të lirë.
DEKLARATA:
Kështu që shpresa se do luftohet korrupsioni nga drejtësia e re, kjo është e para ministre në detyrë që akuzohet për korrupsion. Asnjë nuk ka qenë, kjo po. Dhe urdhëroni se çfarë bëri para shqiptarëve, ky është një poshtërim për çdo shqiptar. Ky u thotë shqiptarëve se unë vjedh, ministrat e mi vjedhin, por ata nuk mund të gjykohen. Për shkak të tij, dy ditë më parë, u zhvillua ofensiva diplomatike më e madhe që kam parë ndonjëherë për të siguruar zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë Speciale, çka të bën me të drejtë të mendosh se Edi Rama duket se kishte bërë gjithçka të zgjidhte njeriun që ai ka bërë marrëveshje për mbylljen e dosjes së tij.
Sepse e vërteta është se Dumani mbylli disa dosje të Edi Ramës, kjo është e pamohueshme. Dumani mbylli dosjen e Edi Ramës, duke akuzuar Arben Ahmetajn për djegësin e Tiranës, të cilin ai e kishte kundërshtuar 4 herë, megjithëse e kishte firmosur Edi Rama. Dumani mbylli dosjen Alabar, dhe shqiptarët do e marrin vesh mirë se çfarë krimi në përmasa gjigante po kryhet me portin e Durrësit, çfarë goditje të rëndë po i jepet çdo shqiptari me portin e Durrësit, për aq sa ka peshë transporti i mallrave në çmimin e tyre. Pa llogaritur vjedhjet e tmerrshme që po bëhen. Dumani mbylli dosjen e Olsi Ramës, e nxori tjetër.
Pra, Edi Rama duket se duhet me çdo kusht të kishte atë me të cilin ishte marrë vesh. Por u garantoj se nuk ka asnjë vështirësi të realizojë skenarin që realizoi me të parin. Nuk duhet të kemi iluzion. Pra, përpjekja ndërkombëtare ishte shumë e drejtë, që qeveria të mos kapë kryetarin e Prokurorisë Speciale. Por problemi nuk është aty, problemi është se pse Edi Rama do ta kapë me çdo kusht atë. Ne jemi para një realiteti shumë të zymtë. Një realitet në të cilin vjedhja e shqiptarëve nuk ka më frena. Është licencë. Se kjo që bëri me pezullimin e pezullimit, gjykata mori përsipër Apelin dhe Gjykatën e Lartë dhe të pezullojë masën e sigurisë.
Imagjinoni ju tani se çfarë i mbetet themelit. Nuk ka akt më të rëndë ndaj taksapaguesve shqiptarë se sa ky. Nuk ka veprim më dëshpërues se ky. Nuk ka veprim më poshtërues se ky nga Edi Rama. Ndaj dhe kemi vetëm një rrugë, dhe kjo është rruga e protestave. Kjo është rruga e protestës, rruga e protestës. Duhet të flasin qytetarët me protestën e tyre. Sa janë ata që duan ët flasin me protestën e tyre? 1 mijë? Ne në krye. 2 mijë? Ne në krye. 300? Ne aty. Por rrugë tjetër nuk ka. Të gjitha rrugët e tjera janë rrugë zjarrfikësish. Duhet t’i shohim gjërat siç është. Ne nuk bëhemi kurrë zjarrfikës./ Dosja.al
sali berisha
Politike
13 Dhjetor 2025, 12:09
Erion Veliaj, GJK
TIRANA- Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë shq...
Politike
13 Dhjetor 2025, 10:36
Foto ilustruese
Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro pë...
Politike
12 Dhjetor 2025, 22:13
Blerina Gjoka
“Paqja fiskale” parashikon që bizneset mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një ta...
Politike
12 Dhjetor 2025, 20:57
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energ...
Politike
12 Dhjetor 2025, 20:12
E. D
Manuel Augusto Blacker Miller
BRAZIL- Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, ish-Ministër i Punëve ...
Politike
12 Dhjetor 2025, 19:45
E. D
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu pendesën e forcës politike, me gabimin që bënë pë...
Politike
12 Dhjetor 2025, 19:41
E.d
ELBASAN- Një qytetar i Elbasanit ka denoncuar kafen e krimt në Elbasan. Gjatë diskutimeve në foltoren e mbajtur në Elbasan, qyte...
Politike
12 Dhjetor 2025, 19:39
E.d
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do të mbledhë kryesinë dhe&n...
Politike
12 Dhjetor 2025, 19:31
E. D
pamje nga takimi
SHBA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është takuar me ndihmës prokuroren e P&eu...
Politike
12 Dhjetor 2025, 19:06
E.d
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se ligji për gjininë është stalinist. Gja...