Aktualitet

“Pse na shikon”/ Qëlloi me armë në mes të Shkodrës, arrestohen dy të rinjtë që u zunë me një tjetër dhe i zbritë

12 Shkurt 2020, 17:47 Nga DOSJA
“Pse na shikon”/ Qëlloi me armë në mes të

SHKODËR Dosja.al ka zbardhur ngjarjen që vuri në panik lagjen “Parrucë” në Shkodër me të shtëna armësh. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se gjithçka ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta mes tre të rinjve të identifikuar si Gledis Ustabeqiri 26 vjeç, Hygert Muçaj 32 vjeç dhe Taulant Ahmeti.

Ustabeqiri dhe Muçaj ishin në një makinë në momentin që u konfliktuan me Ahmetin, të cilit mësohet se i kanë thënë: Pse na shikon? Pas konfliktit verbal me Ahmetajn, dy të rinjtë kanë zbritur nga automjeti dhe Ustabeqiri ka nxjerrë armë duke qëlluar në ajër. Më pas ai është arrestuar bashkë me shokun e tij Hygert Muçajn dhe mësohet se në polici ka deklaruar se ka qëlluar me armë, në mënyrë që të trembte Ahmetin dhe se nuk kishte për qëllim ta vriste. 

Në polici është shoqëruar edhe shtetasin Taulant Ahmeti që u përfshi në këtë konflikt. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme rreth orës 14:00, në lagjen “Parrucë” në qytetin e Shkodrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkoder te shtena me arme ne shkoder shkoder te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll