Kur puna të detyron të jesh njeri dhe pastaj gazetare
Jonida Mukja TIRANË- Unë jam Jonida Mukja. Prej XX vitesh punoj si gazetare te Piranjat. Këtë javë arritëm të mbyllim me...
Për këtë arsye jemi sonte në Zvirinë të Korçës. Kemi bërë 145 kilometra për të zgjidhur një konflikt që po degradon çdo ditë e më shumë mes kushërinjve, një konflikt që, në mënyrën më absurde, ka nisur nga… magjia. Një magji aq e fuqishme, sa të bën të përplasesh me makinë dhe, mbi të gjitha, të mbetesh beqar.
KORÇË- Shumica e njerëzve nënqeshin përballë magjisë. Dikush e konsideron çmenduri, dikush tjetër bën shaka me rrëfenja të tilla, por ka edhe nga ata që e marrin tepër seriozisht, madje aq sa frikësohen. Dhe sa herë që gjërat nuk i ecin siç duhet, dyshimi i parë është se dikush “u ka bërë keq”.
Dhe siç të gjithë e dimë, thuajse gjithmonë ato që bëjnë keq me magjitë e tyre janë femrat…
Për këtë arsye jemi sonte në Zvirinë të Korçës. Kemi bërë 145 kilometra për të zgjidhur një konflikt që po degradon çdo ditë e më shumë mes kushërinjve, një konflikt që, në mënyrën më absurde, ka nisur nga… magjia. Një magji aq e fuqishme, sa të bën të përplasesh me makinë dhe, mbi të gjitha, të mbetesh beqar.
Personazhi kryesor i kësaj historie me magji dhe demonë është Ana. Mos e shikoni kështu të qetë dhe gazmore, sepse Ana është “magjistarja” më e famshme e zonës, e cila jo vetëm paska lënë një 27-vjeçar pa martuar, por për më tepër, sipas akuzave, me forcën e saj djallëzore paska shkaktuar edhe një aksident — edhe pse fizikisht ishte shumë larg vendngjarjes.
Si ndodh shpesh, familja që mendon se i kanë bërë magji shkon tek fallxhorja, dhe filxhani ka nxjerrë një “A”. Kushërinjtë kanë drejtuar menjëherë gishtin tek A-ja më potenciale e zonës. Por akuzat se “po lë djemtë pa martuar” nuk mbarojnë këtu, pasi Ana po përballet edhe me presione e kërcënime nga kushërinjtë, përfshirë edhe burrat — duke krijuar probleme serioze për fëmijët e vegjël të saj.
Se djemtë e Zvirinës qenkan në krizë nga magjitë e Anës “e tregon” edhe numri i martesave që ulet vit pas viti — një krizë që, sipas tyre, ka prekur edhe lokalet e dasmave që po falimentojnë. Ndërkohë, ne rikthehemi tek thelbi: të largojmë magjinë që paska lënë Kostën beqar.
Ndaj le t’i përvishemi punës për të hequr magjinë e zezë që, sipas familjes, e ka lidhur Kostën. Por më parë duhet të kuptojmë llojin e magjisë. Çdo përpjekje e jona rezultoi e kotë, pasi nëna e 27-vjeçarit, zonja Lumturie, ishte e bindur se Ana i ka bërë magji, e para, për ta bërë të aksidentohej; e dyta, për ta lënë pa martuar. Dhe e gjitha kjo histori e çuditshme ka nisur… nga tre kokrra vezë të gjetura në arën e familjes së kushëririt./PIRANJAT
Jonida Mukja TIRANË- Unë jam Jonida Mukja. Prej XX vitesh punoj si gazetare te Piranjat. Këtë javë arritëm të mbyllim me...
foto nga emisioni TIRANË- Udhëtimi i radhës i Piranjave drejt Burrelit vjen pas shpërthimit të një skandali institucional q&e...
Flamur Vezaj, Artan Hoxha TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta gjatë intervistës në &l...
foto nga emisioni TIRANË- Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që prej nisjes së grevës së minatorëve të Spa&cc...
Foto ilustruse LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, pranë shinave të trenit, në...
Foto ilustruse KOSOVA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Prizren-Suharekë. Një makinë është p&eu...
Gjykatë e Lartë TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e magjistratit Genti Shala si Gjyqtar i ...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri, ku përcakton se cilat kategoritë që përfitojnë t...
pamje nga vendngjarja GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbasditen e sotme në Gjirokastër. Konkretisht ngjarja ka ndodhur n&e...
Foto ilustruse TIRANË- Masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe IMT-së, janë lën&eum...