Aktualitet

Aksident në Lezhë, automjeti përplaset me motoçikletën, plagosen dy persona

Ata janë dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

12 Dhjetor 2025, 20:39 Nga E.d
Aksident në Lezhë, automjeti përplaset me
Foto ilustruse

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, pranë shinave të trenit, në qytetin e Lezhës. Një automjet është përplasur me një motoçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy persona. Ata janë dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit. 

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:40, në lagjen “Skënderbeg”, pranë shinave të trenit, automjeti me drejtuese shtetasen T. B., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. O. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri që udhëtonte me të janë transportuar në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Dosja.al

lezhë dy persona aksident

Sondazh

Poll