Spaçi nën thundrën e “Ilbak”- aksioneri tregon prapaskenat me grabitje, borxhe dhe kontrata sureale
foto nga emisioni TIRANË- Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që prej nisjes së grevës së minatorëve të Spa&cc...
Hoxha tha se edhe atij personalisht i janë bërë oferta nga biznesmenë dhe individë të lidhur me qarqe politike dhe ultranacionaliste greke, me qëllim që të heshtë dhe të mos kritikojë Alfred Bejlerin apo politikat dhe fushatat greke në Shqipëri. Në këmbim, sipas tij, i është ofruar pajisja me pasaportë greke dhe përfitime të tjera.
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta gjatë intervistës në “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, duke ngritur shqetësimin se një numër i madh personash të botës së krimit të organizuar janë pajisur me pasaporta greke, në rrethana që sipas tij ngrenë dyshime serioze për rrjete të mirëorganizuara me prapavijë politike dhe ultranacionaliste.
Hoxha tha se edhe atij personalisht i janë bërë oferta nga biznesmenë dhe individë të lidhur me qarqe politike dhe ultranacionaliste greke, me qëllim që të heshtë dhe të mos kritikojë Alfred Bejlerin apo politikat dhe fushatat greke në Shqipëri. Në këmbim, sipas tij, i është ofruar pajisja me pasaportë greke dhe përfitime të tjera.
“Më kanë ofruar njerëz biznesi të lidhur me qeveri dhe individë ultranacionalistë grekë që të hesht dhe, në këmbim, të më pajisin me pasaportë greke. Nuk kam pranuar,” deklaroi Hoxha.
Ai solli edhe shembuj konkretë, duke përmendur emra të njohur të krimit të organizuar shqiptar, të cilët sipas tij janë pajisur me pasaporta greke të rregullta. Mes tyre, Suel Çela, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare si kreu i bandës së Elbasanit, Gramoz Rexhepi, i cilësuar si njeri i karteleve të drogës në Amerikën Latine dhe i arrestuar në Ekuador me pasaportë greke, si dhe Plarent Dervishi, i përfshirë në dosje të rënda kriminale në Shqipëri.
“Pyetja është kush i pajisi këta me pasaporta? Është e njëjta linjë që më ofruan edhe mua,” theksoi Hoxha, duke hedhur dyshime se pas këtyre rasteve qëndron një rrjet i strukturuar interesash, që përdor shtetësinë si mjet ndikimi, mbrojtjeje dhe presioni ndaj gazetarëve, mediave dhe opinionit publik.
Deklaratat e tij kanë hapur një debat të fortë mbi rolin e shtetësisë greke në këto raste, lidhjet e mundshme me qarqe ultranacionaliste dhe ndikimin që këto struktura mund të kenë në politikën, median dhe sigurinë rajonale.
foto nga emisioni TIRANË- Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që prej nisjes së grevës së minatorëve të Spa&cc...
Foto ilustruse LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, pranë shinave të trenit, në...
Foto ilustruse KOSOVA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Prizren-Suharekë. Një makinë është p&eu...
Gjykatë e Lartë TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e magjistratit Genti Shala si Gjyqtar i ...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri, ku përcakton se cilat kategoritë që përfitojnë t...
pamje nga vendngjarja GJIROKASTËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbasditen e sotme në Gjirokastër. Konkretisht ngjarja ka ndodhur n&e...
Foto ilustruse TIRANË- Masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë Tiranë dhe IMT-së, janë lën&eum...
Erion Boba DURRES- Shokë dhe bashkëmoshatarë të Erion Bobës, 15-vjeçari i cili u vra me thikë në zonën ...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka firmosur ditën e sotme rritjen e pagave, për vartësit tek Drejtoria e Shë...
Gazeta “Koha Jone”, e cila njihet publikisht si gazeta e parë e pavarur në Shqipëri ka organizuar sondazhin online, për N...