Aktualitet

Aksident tragjik në Kosovë! Makina përplaset me kamionin, shënohen dy viktima nga Shqipëria (EMRAT)

Viktimat janë Elizabeta Katija, 43-vjeç dhe Eorda Sinollari, 32 vjeç.

12 Dhjetor 2025, 20:06 Nga E.d
Aksident tragjik në Kosovë! Makina përplaset me kamionin,
Foto ilustruse

KOSOVA- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Prizren-Suharekë. Një makinë është përplasur me një kamion. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona. Viktimat janë Elizabeta Katija, 43-vjeç dhe Eorda Sinollari 32 vjeç.

Katija ishte një personazh i njohur në fushën e biznesit. Ajo ishte drejtuese në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Ndërsa Sinollari ishte konsulente, por ndër vite kishte ushtruar edhe profesionin e gazetares. Aksidenti i rëndë është konfirmuar nga policia e Kosovës, e cila po vijon hetimet për të mësuar rrethanat e aksidentit targjik./Dosja.al

eorda sinollari  elizabeta katija prizren-suharekë

Sondazh

Poll