Rajoni

Albin Kurti merr vendimin, i ul pagat ministrave dhe zyrtarëve të lartë/ Haradinaj i përvishet kryeministrit:Mashtrim ordiner për tituj portalesh

Kurti ka shfuqizuar vendimin e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj për rritjen e pagave. Nga ky vendim nuk preken pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Reagon ashpër Haradinaj, i cili thekson se vendimi i sotëm është një mashtrim ordiner për tituj portalesh.
Featured image of article: Albin Kurti merr vendimin, i ul pagat ministrave dhe zyrtarëve të lartë/ Haradinaj i përvishet kryeministrit:Mashtrim ordiner për tituj portalesh Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.
Përditësuar:

Kosovë- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka shfuqizuar vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave, i cili është marrë në vitin 2017. Me këtë vendim të ri,  shefi i ri i qeverisë i ka ulur pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë. Theksojmë se me këtë vendim nuk preken pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ndërsa zyrtarët që e kanë përfunduar mandatin nuk do të vazhdojnë të marrin përfitime monetare nga shteti.

“Me po këtë vendim ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë, i datës 17.11.2015, kështu që nga pika 2. e këtij vendimi ndryshon nga: “pagës së plotë që kanë marrë gjatë muajit të fundit të mandatit të tyre”, dhe zëvendësohet me tekstin: “pagës aktuale të tyre”, dhe bëhet fjalë për pagat e ish-zëvendëskryeministrave, ish-ministrave, ish-zëvendësministrave dhe të ish- drejtorit të AKI-së për gjashtë muaj pas mbarimit të mandatit të tyre.”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Nuk ka munguar edhe një reagim i ashpër nga ana e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt, i cili e ka quajtur vendimin e sotëm një veprim tërësissht të pakuptimtë, pasi sipas tij brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth këtij ligji. Haradinaj thekson se vendimi i sotëm është “mashtrimi ordiner dhe se bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haradinaj e mori  vendimin për rritjen e pagave në fund të vitit  2017, ku  vendosi që t’ia bënte vetes pagën mujore nga 1.500 euro, në një pagë bruto 2.950 euro në muaj. Më 1 shkurt  Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës  arrtiën në një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re, e cila u miratua në Kuvend një ditë më pas. Dje Kurti  zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Shqipëri si kryeministër i Kosovës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment