Politike

"Shqipëria është e para në rajon për shërbimet e punësimit"/ Rama takim me të rinjtë: Kemi 7 programe aktive ku përfitojnë 2200 vajza e djem 

Gjatë fjalës së tij në një takim me të rinjtë, Berisha u shpreh se janë shtatë programe që funksionojnë në nxitje të punësimit, për të gjitha kategoritë.

12 Dhjetor 2025, 13:46 Nga E.d
"Shqipëria është e para në rajon për
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria është e para në rajon për shërbimet e punësimit. Gjatë fjalës së tij në një takim me të rinjtë, Berisha u shpreh se janë shtatë programe që funksionojnë në nxitje të punësimit, për të gjitha kategoritë.

Rama tha se nga kjo do të përfitojnë 2200 vajza e djem. Ai tha objektiv i saj është  që 60 mijë vajza e djem të mbështeten në të gjithë vendit brenda viteve të këtij mandat qeverisës.

"Shqipëria sipas OECD që është një burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh mbi vendet, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit, diçka shumë pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë për një skemë punësimi, ka dhënë një rezultat inkurajues. Janë 7 programe që funksionojnë sot në nxitje të punësimit, për të gjitha kategoritë.

Mbi strukturën kemi edhe garancinë rinore që është po zbatohet edhe në Shqipëri, 2200 vajza e djem që përfitojnë prej saj, objektiv i të cilës është që 60 mijë vajza e djem të mbështeten në të gjithë vendit brenda viteve të këtij mandat qeverisës që sapo kemi nisësh”, u shpreh Rama./Dosja.al

edi rama shqipëria oecd

Sondazh

Poll