Politike

Berisha: Po rishohim të gjitha qëndrimet tona, ndaj institucioneve të kontrolluara nga Edi Rama

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ka dërguar në SPAK mbi 100 dosje për atë çfarë ai e quan "krim" elektoral.

12 Dhjetor 2025, 13:23 Nga E.d
Berisha: Po rishohim të gjitha qëndrimet tona, ndaj institucioneve
Foto Ilustruese

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se opozita është duke riparë të gjitha qëndrimet e saj, ndaj institucioneve të kontrolluara nga Edi Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ka dërguar në SPAK mbi 100 dosje për atë çfarë ai e quan "krim" elektoral.

"Ne jemi duke riparë të gjitha qëndrimet tona, ndaj institucioneve të kontrolluara nga Edi Rama. Nuk them se nuk do e çoj, por nuk them se do ta çoj. Sepse kemi dërguar në Skap mbi 100 dosje për krimin elektoral dhe dilnin e mashtronin zëdhënësit e Skapit, Taulant Balla e dëgjuat ju vetë, se çfarë paturpësie, që të gjitha dosjet janë pa asnjë provë dhe fakt, thoshte.

E bëri zëdhënës i Skapit, aty. Se nuk e bënte, sepse Skapi ka gjithë ato dokumente që Taulant Balla është anëtar kryesor i bandës kriminale të Elbasanit, i Bajrëve, i Rrajave, etj. I ka me dokumente, me regjistrime. Taulant Balla ose i ka shpërblyer ata ‘in kind’ ose i shpërblyer me para, ndaj dhe bën zëdhënësin e tyre në parlament." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita spak

Sondazh

Poll