Politike

Kreu i ri i SPAK/ Berisha: U zgjodh sipas Kushtetutës, jo si pararendësi i tij që ishte jo kushtetues

 Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ai nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që sipas tij ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë.

12 Dhjetor 2025, 13:32 Nga E.d
Kreu i ri i SPAK/ Berisha: U zgjodh sipas Kushtetutës, jo si
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Kreu i ri i SPAK u zgjodh sipas Kushtetutës, jo si pararendësi i tij që ishte jo kushtetues. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ai nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që sipas tij ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë.

"Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo. I dyti mori 7 vota dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë, ç’ka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë. Kështu është. Ishte një zonjë aty, ajo nuk shkoi vetë aty. Aty në KLP e dërgoi komisioni i Skapit, shkoi atje dhe dy-tre zonja që ishin në KLP nuk menduan t’i jepnin një votë. E nxorën pa asnjë votë.

Këto dy komente kam unë për zgjedhjet e djeshme. U zgjodh në përputhje me Kushtetutën, në dallim të madh nga pararendësi i tij, që nuk ka kushtetutë as ligj, por këtu u zbatua kushtetuta. Kishin bërë rregulloren vetë për votim të hapur, gjersa kanë rënë dakord, në ujdi. Normal në institucione votimi është i mbyllur, por ata kanë rënë dakord vetë dhe nuk mund të ua diskutojë kush të drejtën për të vendosur si të votojnë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha spak opozita

Sondazh

Poll