Politike

Klipi i 35 vjetorit të PD/ Berisha: Po ta kisha vënë Lulzim Bashën, do t'i vija një kryq të kuq, si njeriu që dëmtoi opozitën shqiptare

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se po të kishte bërë vetë atë klip, Lulzim Bashës do ti vinte kryq të kuq, sepse ai e dëmtoi opozitën shqiptare. 

12 Dhjetor 2025, 13:30 Nga E.d
Klipi i 35 vjetorit të PD/ Berisha: Po ta kisha vënë Lulzim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se po ta kisha bërë ai vetë klipin e 35 vjetorit të PD-së, do ta kishte bërë ndryshe. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se po të kishte bërë vetë atë klip, Lulzim Bashës do ti vinte kryq të kuq, sepse ai e dëmtoi opozitën shqiptare.

"Së pari, dua të të siguroj se po ta kisha bërë unë atë klip, do ta kisha bërë ndryshe. Por po të kisha vënë Lulzim Bashën, do ti vija një kryq të kuq, sepse Lulzim Basha e dëmtoi opozitën shqiptare. Nuk them se mund të mos ishte, por do ishte me atë që meritonte. Besoj se u përgjigja. Ishte me Taulant Ballën. Ja! Prandaj të lutem shikoji pak me vëmendje. E sheh, paska qenë. Në punën e tij ishte." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll