Politike

Berisha: Rama do mbajë përgjegjësi! Edhe Altin Dumani ndjek klimën e terrorit ndaj gazetarëve

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo klimë kërcënimi ndaj gazetarëve, është element kryesor i narko-regjimit.

12 Dhjetor 2025, 12:59 Nga E.d
Berisha: Rama do mbajë përgjegjësi! Edhe Altin Dumani ndjek
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se do të mbajë përgjegjësi për çdo kërcënim dhe çdo shqetësim që mund t’i krijohet gazetarit Osman Stafa. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo klimë kërcënimi ndaj gazetarëve, është element kryesor i narko-regjimit. Lideri i opozitës tha se kërkon me urgjencë gjetjen e  autorin që ka kërcënuar gazetarin Osman Stafa.

"Ndaj e paralajmëroj Edi Ramën se çdo kërcënim dhe çdo shqetësim që mund t’i krijohet gazetarit Osman Stafa, do mbahet ai vetë direkt përgjegjës. Të gjejë me shpejtësi autorin e kërcënimit. Kjo klimë kërcënimi ndaj gazetarëve është element kryesor i narko-regjimit. Mos harroni se një koleg i juaj u rrëmbye në mes të bulevardit nga Altin Troplini, nga Poja i Skapit, që flet sot në Durrës. Thuaju durrsakëve pse e mbajte në xhep mandat-arrestin e Elvis Doçit? Se pashë një titull që po fliste në Durrës. Ndjek Edi Ramën me klimë terrori ndaj gazetarëve. Rrëmben gazetarin në mes të bulevardit apo në kafene pse kishte video për Edi Ramën në dokumentet e tij.

Dhe në çdo dalje do thoshte që kemi presione dhe rreshtonte edhe gazetarët për presione. Cili gazetar të ka bërë presion për një kriminel ty? Apo e quan presion kur denoncojnë lidhjet e tua me krimin? Dhe këto i quajnë presione ata. Pra, një klimë mafioze. Të njëjtën gjë ka bërë me Lapsin. Kur Lapsi publikoi të dhënat, listën e patronazhistëve, shtiu hanxharët e tij të krimit mbi Lapsin. Pra, kjo është një klimë në narkoshtet dhe kësaj klime i prin, e frymëzon, e udhëheq Edi Rama. Ndaj dhe i kërkoj me urgjencë të gjejë autorin që ka kërcënuar gazetarin Osman Stafa. Se për Ranuçin po e gjejnë, u arrestua në Dubai ai, Sinomati, por Antimafia Italiane është tjetër dhe pritet të zbardhet e gjithë skema se si u kërcënua, si u hodh në erë makina e gazetarit kur aty afër po kalonte vajza e tij." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama altin dumani

Sondazh

Poll