Politike

Berisha: Krimi më i shëmtuar i 32 viteve ka ndodhur në Spitalin Onkologjik! Mafia Nushi-Doshi ka ngërthyer tregun e ilaçeve

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se qeveria më parë ka sjellë të rimbursueshme Ekszaden, një preparat që përdoret tek të sëmurët me talasemi, i cili i shpëton ata nga përdorimi i injeksioneve të vazhdueshme në bark.

12 Dhjetor 2025, 12:59 Nga E.d
Berisha: Krimi më i shëmtuar i 32 viteve ka ndodhur në Spitalin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se krimi më i shëmtuar i 32 viteve ka ndodhur në Spitalin Onkologjik. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se qeveria më parë ka sjellë të rimbursueshme Ekszaden, një preparat që përdoret tek të sëmurët me talasemi, i cili i shpëton ata nga përdorimi i injeksioneve të vazhdueshme në bark.

Berisha tha se Ekszade nuk ishte një ilaç jetik, por ishte një ilaç që ndryshonte shumë jetën e djemve dhe vajzave të reja. Lideri i opozitës deklaroi se mafia Nushi-Doshi ka ngërthyer tregun e ilaçeve dhe përzuri të gjitha kompanitë e mëdha evropiane dhe botërore, që kishin zyrat në Shqipëri për produktet e tyre.

Kjo sipas tij, kjo erdhi në një kohë kur ligji nuk lejonte tregtimin e asnjë ilaçi që nuk tregtohej në dy vende anëtare të BE. Në fund, Berisha tha se ata bënë që kompanitë e mëdha prodhuese të ilaçeve kundër sëmundjeve malinje, të largohen njëra pas tjetrës nga Shqipëria.

"Kanë ndodhur krime të rënda në 32 vjet, por unë garantoj shqiptarët se krimi më i shëmtuar i 32 viteve ka ndodhur në Spitalin Onkologjik. Nuk kanë munguar ilaçet, nuk është e vërtetë, edhe njëherë e them, nuk kanë munguar në mënyrë absolute më përpara ilaçet. Jo, nuk bëhej fjalë. Do sillej çdo ilaç i domosdoshëm për jetën. U informoj që jo ilaçet për këtë sëmundje, por qeveria më parë ka sjellë të rimbursueshme Ekszaden, një preparat që përdoret tek të sëmurët me talasemi, i cili i shpëton ata nga përdorimi i injeksioneve të vazhdueshme në bark. Pra, Ekszade nuk ishte një ilaç jetik, por ishte një ilaç që ndryshonte shumë jetën e djemve dhe vajzave të reja. Ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm, por e kemi marrë.

Nuk mund të konceptohej t’u thuhej të sëmurëve se nuk blejmë dot ilaçet bazë të mjekimit të këtyre sëmundjeve.
Përveç kësaj, kjo dramë e tmerrshme që është luajtur dhe zhvilluar në pavijonet e Spitalit Onkologjik, ka edhe një shkak të dytë. Mafia Nushi-Doshi që ngërtheu të gjithë tregun, përzuri një nga një të gjitha kompanitë e mëdha evropiane dhe botërore që kishin zyrat në Shqipëri për produktet e tyre, në kohën kur ligji nuk lejonte tregtimin e asnjë ilaçi që nuk tregtohej në dy vende anëtare të BE.

Pikërisht për të pasur siguri të plotë në veprimet e tyre. Pushtimi i tregut farmaceutik nga këta dy mamuthë, të lidhur kokë e palcë me Edi Ramën që të dy, bënë që kompanitë e mëdha prodhuese të ilaçeve kundër sëmundjeve malinje, të largohen njëra pas tjetrës nga Shqipëria, çka i la këta të sëmurë në mëshirën e fatit dhe sot jetëgjatësia e tyre në Shqipëri është të paktën 60-70 përqind më e ulët se në vendet e tjera ku mjekohen. Për të mos thënë raste kur u janë dhënë ilaçe tjetër për tjetër." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd 32 vite

Sondazh

Poll