Politike

Ministri Salla në Borsh: Investimet në infrastrukturën bujqësore janë pjesë e vizionit tonë

Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deputetin Damian Gjiknuri dhe drejtorin e DUK Fier, inspektuan nga afër projektin për të frenuar erozionin, i cili mbështetet nga qeveria.

12 Dhjetor 2025, 10:37 Nga D.S
Ministri Salla në Borsh: Investimet në infrastrukturën
Andis Salla

VLORË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga punimet për rehabilitimin e lumit të Borshit. Bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deputetin Damian Gjiknuri dhe drejtorin e DUK Fier, inspektuan nga afër projektin për të frenuar erozionin, i cili mbështetet nga qeveria.

Ndër të tjera , ministri Salla theksoi se investimet në infrastrukturën bujqësore vijojnë të jenë pjesë e vizionit të tij.

"Borsh, së bashku me kryetarin e Bashkisë Himarë Vangjel Tavo, deputetin Damian Gjiknuri dhe drejtorin e DUK Fier, inspektuam punimet për rehabilitimin e lumit të Borshit, një ndërhyrje e kërkuar nga Bashkia Himarë dhe e mbështetur nga qeveria. Projekti ndërhyn në 570 metra të shtratit të lumit, për të frenuar erozionin dhe mbrojtur 2.7 km² tokë. Investimet në infrastrukturën bujqësore janë pjesë e angazhimit tonë në vizionin."/Dosja.al

andis salla ministri i bujqesise

Sondazh

Poll