Politike

Paqja fiskale/ Shehaj përplaset me Ministrin e Financave: Doni t’i falni gjobën 120 mln Bankers Petroleum! Malaj: Nuk përfiton! Po merren masa për t’ia vjelur gjobën

Gjatë diskutimeve, deputeti Agron Shehaj kërkoi që në tekstin e ligjit të përcaktohej qartë se kompania Bankers Petroleum nuk duhet të përfitojë nga asnjë lehtësi financiare.

12 Dhjetor 2025, 07:29 Nga M.L
Paqja fiskale/ Shehaj përplaset me Ministrin e Financave: Doni t’i
Foto ilustruese

TIRANA- Projektligji i dytë i paketës së Paqes, që parashikon fshirjen e detyrimeve më të vjetra se 10 vite dhe një skemë faljeje me këste për borxhet e reja, u shoqërua me debate gjatë shqyrtimit nen për nen në Kuvend. Gjatë diskutimeve, deputeti Agron Shehaj kërkoi që në tekstin e ligjit të përcaktohej qartë se kompania Bankers Petroleum nuk duhet të përfitojë nga asnjë lehtësi financiare.

Ai argumentoi se shteti ka ende për të arkëtuar rreth 120 milionë euro nga kjo kompani dhe se humbja e këtyre të ardhurave rëndon buxhetin, duke prekur financimin e shërbimeve publike dhe të sistemit shëndetësor.

“Keni 120 mln euro që duhet ti merrni. Ju vjen për tu qeshur? Mungojnë ilaçet në spitale se nuk keni para. Mungojnë shërbimet bazë nëpër spitale, kemi pensione skandaloze se s’ka para. Pse do t’ia lëmë Bankers. Nuk kam marrë shpjegim, sepse ky ligj është për të shpëtuar gjobën e Bankers dhe do përfundojë si amnistia penale që dolën të korruptuarit nga burgu”, tha Shehaj.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura, ministri i Financave Petrit Malaj sqaroi se Bankers Petroleum ndodhet nën hetim dhe, për këtë arsye, nuk përfshihet në kategorinë e subjekteve që mund të përfitojnë nga falja. Ai theksoi se procedurat për mbledhjen e gjobës prej 120 milionë eurosh janë në proces dhe nuk preken nga ndryshimet ligjore.

"Bankers Petroleum që është në hetim nuk përfiton nga ligj i faljes së detyrimeve. Gjoba 120 mln euro që i është vënë kompanisë po merren masa për t'u vjelur", tha Malaj./ Dosja.al

projektligji i dytë i paketës së paqes kuvend agron shehaj

Sondazh

Poll