Politike

Berisha tregon momentin me të vështirë në politik: Kam qenë edhe unë i armatosur, por nuk qëllova

I ftuar në emisionin “Opinion” në tv Klan, Berisha tha se momenti i tij më i vështirë në politik ka qenë pikërisht viti i rrëzimit të skemave piramidale.

11 Dhjetor 2025, 23:08 Nga I.A
Berisha tregon momentin me të vështirë në politik: Kam
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka rrëfyer momentin e tij më të vështirë gjatë karrierës së tij 35-vjeçare në politikë. I ftuar në emisionin “Opinion” në tv Klan, Berisha tha se momenti i tij më i vështirë në politik ka qenë pikërisht viti i rrëzimit të skemave piramidale.

Kryedemokrati tha se gjatë protestave të armatosura ka qëndruar në presidencë dhe nuk u largua nga vendi. Berisha tha se ka qëndruar në Presidencë me persona të armatosur, por edhe vet ka qenë i armatosur dhe pse nuk qëlloi asnjëherë.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Kush është momenti më i vështirë i angazhimit të tuaj në politikë?

Berisha: Momenti më i vështirë mund të jetë momenti i rinise i skemave piramidale.

Fevziu: Ju keni qëndruar në Presidencë edhe pse u hap lajmi se ishit larguar, a është e vërtetë që keni qenë me njerëz të armatosur?

Berisha: Absolutisht po, edhe vet me armë.

Fevziu: Ju keni qenë dhe vet me armë?

Berisha: Absolutisht po, sepse vinin dhe qëllonin Presidencën me armë. Ata që sulmuan morën atë që meritonin. Jo, nuk qëllova. Por ata që qëlluan morën atë që merituan.

sali berisha

Sondazh

Poll