Politike

Pezullimi i Belinda Ballukut! Gjykata Kushtetuese vendos sot kalimin apo jo për shqyrtim të ankimimit të Qeverisë

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

12 Dhjetor 2025, 07:40 Nga M.L
Pezullimi i Belinda Ballukut! Gjykata Kushtetuese vendos sot kalimin apo jo
Rama, Balluku

TIRANA- Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë sot, më 12 dhjetor, nëse do të pranojë ose jo për shqyrtim kërkesën e paraqitur nga qeveria lidhur me vendimin e GJKKO-së. Ky vendim i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pritet që gjykata mund të marrë vendim edhe për kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së deri në shqyrtimin e plotë të çështjes.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./ Dosja.al

belinda balluku edi rama gjykata kushtetuese pezullim nga detyra

Sondazh

Poll