Politike

Rrëzohen të gjitha amendimet e bëra! Kuvendi miraton ligjin për fshirjen e 1 miliard euro borxhe

Nisma ligjore ka shkaktuar reagime të forta nga opozita, e cila ka kërkuar transparencë të plotë mbi subjektet që do të përfitojnë nga lehtësitë fiskale.

12 Dhjetor 2025, 07:33 Nga M.L
Rrëzohen të gjitha amendimet e bëra! Kuvendi miraton ligjin
Votimi

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 73 vota pro dhe 14 kundër projektligjin që parashikon fshirjen, shuarjen dhe ristrukturimin e detyrimeve tatimore ndaj administratës qendrore dhe atyre doganore. Nisma ligjore ka shkaktuar reagime të forta nga opozita, e cila ka kërkuar transparencë të plotë mbi subjektet që do të përfitojnë nga lehtësitë fiskale.

Gjatë seancës së zgjatur që përfundoi pas mesnatës, shumica votoi pro propozimit që detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014 të hiqen automatikisht, me përjashtim të borxheve të lidhura me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Në total, rreth 2 miliardë euro detyrime përfshihen në këtë proces, ku afro 1 miliardë euro borxhe më të vjetra se 10 vite fshihen pa procedurë shtesë, duke përjashtuar detyrimet për sigurimet shoqërore./ Dosja.al

Sondazh

Poll