Politike

Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të rrëzohej

Berisha është shprehur se ka qenë një nga njerëzit që e donte ndryshimin e sistemit, por nuk e besonte se një gjë e tillë do të ndodhte në vitin 1990.

11 Dhjetor 2025, 21:38 Nga I.A
Berisha: Para protestave studentore, nuk besoja se sistemi komunist do të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur për ngjarjet e viteve ’90, në veçanti për lëvizjet e para që sinjalizuan dhe rrëzimin e sistemit komunist. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha është shprehur se ka qenë një nga njerëzit që e donte ndryshimin e sistemit, por nuk e besonte se një gjë e tillë do të ndodhte në vitin 1990.

Personalisht nuk besoja se Shqipëria do pësonte ndryshimet e vendeve ish-komuniste gjatë viteve ’90, nuk e besoja. Përpiqesha të bëja çfarë kisha në dorë, por nuk besoja se do të ndodhte. Besoja se Shqipëria do të mbetej si Kuba e Adriatikut, ashtu siçe përfliste shtypi botërorë. Por, habia dhe mrekullia e vitit ishe levizja studentore që përmbysi çdo gjë, lëvizje e cila erdhi në fund të vitit. Unë mendoja se që Shqipëria do të arrinte vendet e tjera në një gjeneratë, 20-25 vite, por tani mund të them që kemi bërë regres. Në 10 vitet e fundit funksionimi i shtetit ligjor kla bërë një regres”, tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll