11 Dhjetor 2025, 20:08
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama ka themeluar narkoshtetin e vetëm në Europë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kur PD u themelua përballë një diktaturë komuniste, ndërsa sot ka përballë një diktaurë të bazuar në drogën, vjedhjen dhe ideologjinë post-marksiste të ekstremit të majtë.
Kryedemokratit tha se Rama qeveris në bashkëpunim me kartelet më të rrezikshme të drogës të Shqipërisë dhe Amerikës Latine. Berisha deklaroi se pas 12 vitesh në pushtet, Shqipëria është populluar dhe kombi ka pësuar katastrofën demografike më të madhe në ekzistencën e tij. Në fund, ai tha se demokracia, familja dhe Shqipëria janë betejat dhe misioni i PD-së.
"Zonja dhe zotërinj, 35 vite pas themelimit të Partisë Demokratike, në disa aspekte ne gjendemi sot në një situatë shumë të ngjashme me ditët e para, por pak në mënyrë figurative. Koincidenca. Në ato vite ishte Aleksandër Gjoka, që na priste dhe na frymëzonte, sot kemi Renis Gjokën. Renis, të përqafoj dhe të falënderoj shumë. Kur u themeluam, përballë kishim një diktaturë. Sot përballë kemi një diktaturë tjetër. Jo një diktaturë komuniste, që kishte për ideologji ideologjinë marksiste-leniniste dhe indoktrinimin, por një diktaturë të bazuar në drogën, vjedhjen dhe ideologjinë post-marksiste të ekstremit të majtë. Edi Rama, që ne e përzumë nga Partia Demokratike orët e para pas ardhjes së tij, sot ka themeluar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ai sot ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 91.
Ai qeveris në bashkëpunim me kartelet më të rrezikshme të drogës të Shqipërisë dhe Amerikës Latine.
Sot, pas 12 vitesh në pushtet, Shqipëria është populluar nga pothuaj gjysmë e popullatës së vet. Kombi ka pësuar katastrofën demografike më të madhe në tërë ekzistencën e tij. Edi Rama ka grabitur pasuritë e shqiptarëve në sasi më të mëdha se sa ç'kanë grabitur të gjithë në të gjithë historinë të marrë së bashku, të gjitha regjimet dhe pushtimet e mëparshme. Edi Rama, njëlloj si Enver Hoxha dhe etërit e tij biologjikë, xhelatë të shqiptarëve, ka vrarë zgjedhjet e lira, shpresën e shqiptarëve. I ka zëvendësuar ato me forcë elektorale, siç faktoi dhe raporti i fundit i OSBE-ODIHR-it. Pra, në çdo aspekt po që ta kapësh, Shqipëria sot po vuan një diktaturë të dytë të mirëfilltë, me arrestime dhe burgosje kundërshtarësh politikë, kontrollin e mediave, varfërimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga dheu i tyre. Por dhe diçka miqtë e mi.
Nëse ne u themeluam për disa vlera themelore, për pluralizmin politik, për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, për familjen, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO, për interesin kombëtar dhe çështjen kombëtare, arsyet pse ne luftojmë sot janë akoma më themelore, sepse ne luftojmë sot për shpëtimin e demokracisë, sepse ne nuk kemi më zgjedhje.
Ne luftojmë sot për shpëtimin e familjes shqiptare, sepse ligji i shkonfigurimit të gjinive është votuar nga Edi Rama. Ne luftojmë sot për shpëtimin e Shqipërisë, sepse me shkallën e shpopullimit që vazhdon, rrezikojmë zhdukjen e plotë në 5 dekadat që vijnë. Demokracia, familja dhe Shqipëria janë betejat tona të jetës dhe misionit tonë. Këto të trija janë kushtrimi i çdo demokrati sot. Kurrë në jetën tonë nuk kemi patur një mision kaq të lartë si ky. Kurrë nuk është varur fati i Shqipërisë nga një parti, ashtu siç varet sot nga ne. Miqtë e mi, ne do fitojmë." tha Berisha./Dosja.al
sali berisha edi rama europa
Politike
11 Dhjetor 2025, 20:00
E. D
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të PD-së ka kujtuar vitet e...
Politike
11 Dhjetor 2025, 19:59
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshë...
Politike
11 Dhjetor 2025, 19:39
E.d
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar se Endri Shabani është ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 19:39
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD është nga ato më të paktat parti t&eum...
Politike
11 Dhjetor 2025, 19:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nderoi themeluesit dhe kontribuuesit e PD ndër vite gjatë ceremonisë...
Politike
11 Dhjetor 2025, 19:00
E. D
Floriana Garo
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, mbajti fjalën e saj në nisjes të ceremo...
Politike
11 Dhjetor 2025, 18:23
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar mbrëmjen e sotme kund&eum...
Politike
11 Dhjetor 2025, 17:38
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka reaguar, pasi Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK. Me anë të një postimi n...
Politike
11 Dhjetor 2025, 17:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti Ilir Meta është&nbs...
Politike
11 Dhjetor 2025, 17:22
E. D
TIRANË- Partia Demokratike feston sot 35 vjetorin e themelimit. Një ceremoni zyrtare do të organizohet sot në orën 18:00 pranë s...