Politike

"PD do rikthejë votën e lirë"/ Berisha- socialistëve: Do ju nxjerrim nga pushteti me çdo mënyrë

Berisha deklaroi se shteti u përdor në mënyrë të paligjshme për të ndikuar votën, përfshirë punësime, leje ndërtimi, legalizime, falje gjobash dhe shpërndarje fondesh për pensionistët. Ai akuzoi gjithashtu administratën, patronazhistët dhe grupe kriminale për presion ndaj votuesve dhe vëzhguesve.

11 Dhjetor 2025, 20:46 Nga E. D
"PD do rikthejë votën e lirë"/ Berisha-
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për manipulim të procesit zgjedhor. Berisha deklaroi se shteti u përdor në mënyrë të paligjshme për të ndikuar votën, përfshirë punësime, leje ndërtimi, legalizime, falje gjobash dhe shpërndarje fondesh për pensionistët. Ai akuzoi gjithashtu administratën, patronazhistët dhe grupe kriminale për presion ndaj votuesve dhe vëzhguesve.

Sipas Berishës, raportet e OSBE/ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian përbëjnë “nekrologjinë” e procesit zgjedhor, duke treguar se shteti dhe partia janë të pandarë dhe se krimi pengon rotacionin e pushtetit. Ai theksoi se opozita nuk e njeh legjitimitetin e qeverisë dhe paralajmëroi se PD do të bëjë gjithçka për të rikthyer votën e lirë.

Lideri demokrat, Sali Berisha ngriti akuza edhe ndaj zyrtarëve dhe ministrave të caktuar, duke përmendur presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë dhe lidhje të supozuara me krimin. Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre dhe deklaroi se opozita synon largimin e qeverisë aktuale dhe rikthimin e votës së lirë.

"Pra, si përfundim, u bëj thirrje shqiptarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre. U garantoj se do bëjmë gjithçka për të përmbysur këtë regjim dhe rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Se ju kurrë nuk fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do organizonit 4533 aktivitete. Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do falnit 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.

Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do u jepnit 760 mijë pensionistëve 100 euro. Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet në qoftë se nuk do angazhonit kartelet e drogës të Pojave dhe stërpojave. Se ju kurrë nuk do fitoni zgjedhjet, po fitorja do ishte e PD, në qoftë se nuk do e shndërronit administratën në falanga të krimit.
Në qoftë se nuk do shndërronit shtetin në shtet elektoral. Ju jeni të humburit e mëdhenj dhe ne do ju nxjerrim nga pushteti me çdo mënyrë. PD do rikthejë votën e lirë!", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll