Politike

Berisha: Këtë 35-vjetor le të kurorëzojmë PD-në si forcën e vetme politike në planet që gjatë ekzistencës së saj shembi dy diktatura

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se PD nuk do të dorëzohet kurrë për familjen dhe vlerat e saj, pluralizmin politik, interesin kombëtar dhe për Shqipërinë.

11 Dhjetor 2025, 20:26 Nga E.d
Berisha: Këtë 35-vjetor le të kurorëzojmë PD-në si
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se këtë 35-vjetor do ta kurorëzojë PD-në si forcën e vetme politike në planet, që gjatë ekzistencës së saj shembi dy diktatura. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se PD nuk do të dorëzohet kurrë për familjen dhe vlerat e saj, pluralizmin politik, interesin kombëtar dhe për Shqipërinë.

Kryedomokrati tha se PD nuk ka përpallë një parti kundërshtare, por një organizatë gjigante kriminale me rrezik për Shqipërinë dhe sigurinë e Europës. Në fund, lideri i opozitës tha se tani është koha për bërë premtimet më kryesore, ku përmendi shpëtimin e demokracisë, familjes, Shqipërisë dhe fitoren e Partisë Demokratike. 

"Pra, të gjitha këto, miqtë e mi, këto arritje, këto kushte pozitive ku gjendet pas 35 viteve, në këtë 33 vjetor të Partisë Demokratike, janë rezultat i punës, qëndrimit, qëndresës dhe sakrificave tuaja. Sepse ne jemi të pamposhtur, sepse ne nuk dorëzohemi. Nuk dorëzohemi kurrë për dinjitetin njerëzor. Nuk dorëzohemi kurrë për familjen dhe vlerat e saj. Nuk dorëzohemi kurrë për pluralizmin politik. Nuk dorëzohemi kurrë për interesin kombëtar dhe për Shqipërinë. Ne jemi një parti, sepse ne jemi një parti që ka fuqinë për të krijuar veten e saj, për t'u rithemeluar. Ne mësojmë nga gabimet tona dhe kemi aftësinë për t'u ngritur, për t'u ringritur pasi rrëzohemi. Zoti i bekoftë demokratet dhe demokratët, Partinë Demokratike.


Miqtë e mi, të gjitha arritjet tona ishin një proces i pashmangshëm, të cilat bëjnë të mundur dhe të pashmangshëm triumfin tonë, fitoren tonë. Shumë kush mund të jetë mërzitur, mundet dhe të jetë lodhur. Normale, opozitë e zgjatur. Por mos harroni. Miqtë e mi, të gjitha arritjet tona ishin një proces i pashmangshëm, të cilat bëjnë të mundur dhe të pashmangshëm triumfin tonë, fitoren tonë. Shumëkush mundet të jetë mërzitur, mundet dhe të jetë lodhur. Normale, opozitë e zgjatur. Po mos harroni se përballë ne kemi jo një parti kundërshtare, por një organizatë gjigante kriminale, rrezik për Shqipërinë dhe sigurinë e Europës. Përballë ne kemi një kryeministër, jo një kryeministër, por një narko-kryeministër, kumbari i Hysës dhe Sinaloas, Tropinëve, Çelëve, Bajrëve dhe bandave më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë dhe Europës. Përballë ne nuk kemi një qeveri, por një Lubi qeveri, që ka vjedhur, shpërdoruar 90% të 67 miliardëve të 12 viteve buxhetet të shtetit shqiptar.


Përballë ne kemi një shtet, nuk kemi një shtet, por një narko-shtet sipas përkufizimit të mirëfilltë të fjalës. Ndaj nuk ka qenë dhe nuk është e thjeshtë. Por ja ku jemi sot. Ju premtuam shqiptarëve se do shpëtojmë opozitën dhe e mbajtëm këtë premtim. Kurrë ndonjëherë opozitë më sovrane Shqipëria nuk ka pasur. Ju premtuam shqiptarëve se do mbrojmë votën dhe e përmbushëm këtë premtim. Tani është koha për premtimet më kryesore: shpëtimin e demokracisë, shpëtimin e familjes, shpëtimin e Shqipërisë, fitoren e Partisë Demokratike. Dhe sot, në këto kushte ku gjendemi, kemi çdo mundësi për të shembur narko-shtetin, që është aq i dobët sa ç'ishte partia e punës në vitin '90. Çdo betejë e këtyre katër viteve, çdo fitore që kemi arritur, ka qenë që të arrimë këtu.


Tani na pret përballja përfundimtare. Të organizojmë protestat më të fuqishme, kombëtare. Të përmbysim narko-shtetin dhe të arrijmë me votën tonë fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e opozitës shqiptare, fitoren e merituar. Narko-shteti po shembet, por goditjen e mëshirës, goditjen përfundimtare duhet t'ia japim ne, demokratët, demokratët, opozitarët e këtij vendi. Ndaj dhe këtë 35-vjetor le të kurorëzojmë Partinë Demokratike si forcën e vetme politike në planet që gjatë ekzistencës së saj shembi dy diktatura. Rroftë, rrofshi ju! Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Shqipëria! Faleminderit." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita 35-vjetor

Sondazh

Poll