Politike

Bardhi takime në Shtëpinë e Bardhë: Vendosmëria e Presidentit Trump për të luftuar kartelet e drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre ndihmë e madhe për Shqipërinë

 Bardhi i ka cilësuar këto takime të shkëlqyera ndërsa ka shprehur vlerësime për presidentin Trump, i cili ka vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre.

11 Dhjetor 2025, 20:27 Nga E. D
Bardhi takime në Shtëpinë e Bardhë: Vendosmëria e
Gazment Bardhi

SHBA- Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, u takua me administratën e Presidentit Trump. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi i ka cilësuar këto takime të shkëlqyera ndërsa ka shprehur vlerësime për presidentin Trump, i cili ka vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në postimin e tij, Bardhi shkruan se është një privilegj që bota ka një lider si Presidenti i ShBA Donald Trump, që ka vendosur demokracinë, sigurinë dhe paqen, në krye të axhendës së tij dhe rezultatet e deritanishme kanë qenë impresionuese.

Postimi i Bardhit:

Gjatë qëndrimit në SHBA kisha kënaqësinë të isha në Shtëpinë e Bardhë, me takime të shkëlqyera me administratën e Presidentit Trump: znj. Paula White-Cain; z. Rudolph E. Atallah, Zëvendës Drejtor i Lartë për Kundërterrorizmin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë; z. Leo Terrell - Këshilltar i Lartë i Ndihmës Prokurorit të Përgjithshëm, Departamenti i Drejtësisë i SHBA; Znj. Belsis Romero, Këshilltar i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Është një privilegj që bota ka një lider si Presidenti i ShBA Donald Trump, që ka vendosur demokracinë, sigurinë dhe paqen, në krye të axhendës së tij dhe rezultatet e deritanishme kanë qenë impresionuese. Vendosmëria e Presidentit Trump për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një ndihmë e madhe për botën, por veçanërisht edhe për Shqipërinë. Ne jemi krenar që kemi një aleat të çmuar si SHBA./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll