Politike

"Garantoj se nuk do ta zhvilloni kurrë më atë farsë"/ Berisha: Balla është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha i sfidoi socialistët, duke u shprehur se, kurrë nuk do të mund të zhvillojnë më një farsë elektorale, si ajo e 11 majit.

11 Dhjetor 2025, 20:59 Nga I.A

"Garantoj se nuk do ta zhvilloni kurrë më atë

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, drejtuesi i grupit të PS-së Taulant Balla është një nga kriminelët elektoralë më të mëdhenj. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha i sfidoi socialistët, duke u shprehur se, kurrë nuk do të mund të zhvillojnë më një farsë elektorale, si ajo e 11 majit.

"Parafolësi është një nga kriminelët elektorale më të mëdhenj të vendit. Është një nga manipulatorët më kryesorë në bashkëpunim me kartelet e drogës, dokumentet janë të gjitha, dhe manipulatorët e votës së diasporës. Ky është realiteti. Për sa i përket pretendimeve, unë garantoj shqiptarët se kurrë më 11 maj, forcat politike e bazuar në krimin, drogën, nuk është fituese. Zgjedhjet i rrëmbeu me metodat më antiligjore dhe më antikushtetuese.

Rekomandimi i Këshillit të Europës që në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti, dëshmon se në Shqipëri zgjedhjet nuk u zhvilluan midis partive, por midis shtetit partiak dhe partive politike. Mjafton ky rekomandim të dënojë me vdekje procesin zgjedhor, farsën që u zhvillua. Ndaj dhe u garantoj që s’do mund ta zhvilloni më atë farsë. Për ne, në ato premtimet, zotimet tona se do mbrojmë votën, ne ia dolëm. Por e themi këtu, kurrë më. Kurrë më. Hiqeni nga mendja!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll