Politike

"Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve dhe PPP-ve, ndodhet pas hekurave"/Blushi: Rama është i tmerruar nga të vërtetat e Ilir Metës

Blushi tha se Avokati i Popullit ka konstatuar katër shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për Metën.

11 Dhjetor 2025, 17:29 Nga E.d
"Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve dhe PPP-ve,
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se ish-presidenti Ilir Meta është i burgosur padrejtësisht. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se Meta është një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve dhe PPP-ve.

Ai tha se Edi Rama është i tmerruar nga të vërtetat e Ilir Metës. Blushi tha se Avokati i Popullit ka konstatuar katër shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për Metën. Për të cilin tha se ijanë ndaluar takimet, telefonatat dhe prononcimet për mediat, duke shkelur konventat dhe Kushtetutën. 

"Një prej denoncuesve kryesorë të koncesioneve dhe PPP-ve, sot ndodhet pas hekurave, i burgosur padrejtësisht dhe bëhet fjalë për ish-presidentin Ilir Meta. Unë iu drejtova edhe Ministrit të Drejtësisë që të zbatonte rekomandimet e Avokatit të Popullit për trajtimin çnjerëzor të presidentit Ilir Meta, që provon këtë regjim kriminal. Të paktën respektoni standardet e Vladimir Putinit në Rusi, ku edhe pse me regjimin e tij e lejonte Navalnin të jepte intervista për mediat. Ne jemi hapa pas edhe me Vietnamin komunist, e kundërta ndodh në një vend të NATO-s, që është anëtar i Këshillit të Evropës dhe do të anëtarësohet në BE.

Jemi në regjimin e Edi Ramës. Edi Rama është i tmerruar nga të vërtetat e Ilir Metës. Avokati i Popullit ka konstatuar katër shkelje të rënda të të drejtave të njeriut për zotin Meta. Ka ndaluar takimet për zotin Meta, duke shkelur konventat dhe Kushtetutën, ashtu sikur edhe ndalimi i telefonatave dhe prononcimet për mediat.

Janë shkelje e rregullave edhe më minimale, shkelje e rregullave të OKB-së, ndërsa kujtojmë se edhe Mandela nën regjimin afrikan i burgosur i kishte disa të drejta, kurse në regjimin e Ramës këto janë të pamundura për zotin Meta. Ky është raport serioz i Avokatit të Popullit, ku ndalohet edhe e drejta e fjalës. Ky është qëllimi edhe i këtij ligji që doni të bëni, por nuk mund të lejojmë që hajdutët të jenë të lirë dhe denoncuesit e këtyre veprave, liderët e opozitës, të jenë pas hekurave, por të jeni të sigurt se zoti Meta do i fitojë të gjitha betejat, ashtu siç i ka fituar" tha Blushi./Dosja.al

tedi blushi ilir meta kuvend

Sondazh

Poll